“Lojtar modern, ai për të cilin ka nevojë Lukaku”, Asllani zgjedh numrin e ish-kapitenit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dje ishte dita e rikthimit të Romelu Lukakut tek Interi, por edhe e Kristjan Asllanit.

“Mbërritja tek Interi është kurorëzimi i një ëndrre për dikë që ka bërë tifozllëk gjithmonë për ngjyrat zikaltër, dhe që një vit më parë festonte në shtëpi fitimin e titullit kampion nga Lukaku me shokë, para se të fitonte titullin me të rinjtë e Empolit”, shkruan GDS për talentin shqiptar. E përditshmja italiane vazhdon edhe më tej:

“Asllani është një lojtar modern, i cili vrapon pafund dhe ka kualitet. Ndër karakteristikat e tij kryesore janë aftësia për të vertikalizuar dhe për të gjetur direkt sulmuesin. Kjo është pikërisht ajo për të cilën ka nevojë Lukaku për të shkëlqyer, për t’u rinisur në fushë të hapur dhe për të sulmuar thellësinë me potencën e tij fizike.

Asllani u mor në huazim për 4 milionë euro, me detyrimin e blerjes për 10 milionë të tjera, + 2 milionë bonuse dhe huazimin e Satrianos. Interi ka vënë bast mbi talentin e tij për të rregulluar një boshllëk strukturor që sezonin e kaluar i kushtoi disa pikë në garën për titullin”./ Super Sport

Të fundit

Policia rrugore e Dibrës shton masat, dronet kapin qindra shkelje

Policia Rrugore e Dibrës ka shtuar kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve...

‘Syri i kaltër’, nënprefekti Kiço: Po presim avionët ‘Canadair’…

Situata në Parkun Natyror të “Syrit të Kaltër” mbetet alarmante. Flakët përparojnë me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta....

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, blerje të përbashkët të armëve amerikane

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u dakorduan në letër para...

Historike! Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vjen në Tiranë, zbulohet data

Më 11 shtator, Tirana do të mirëpresë mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Organi më i lartë drejtues i futbollit europian do...

Efektivi Klajdi Mustaj e nxori nga automjeti, i mituri humb jetën

Një lajm i trishtë ka ardhur pasditen e kësaj të hëne nga Spitali i Traumës aty prej disa ditësh po luftonte me vdekjen i...

Lajme të tjera

Web TV