“Luks me zbritje”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Merkato, intervistat me sportistë të njohur si dhe zhvillimet e fundit nga bota e sportit kanë qenë në fokusin e gazetave sportive për sot.

Më poshtë disa prej titujve kryesorë të tyre:

“Luks me zbritje” është titulli i “AS” që flet për lojtarë si Suarez, Di Maria, Dembele Januzaj, Pogba, Eriksen, Isco e Dybala, të cilët janë lojtarë të lirë dhe mund të firmosin falas me çdo ekip që i bind ata.

Prima Pagina AS 30/06/2022

“Sport” mban titullin “Dita D”, ku i referohet Ousmane Dembele, i cili mund të marrë vendimin përfundimtar, nëse do të qëndrojë apo do të largohet nga Barcelona.

Prima Pagina Sport 30/06/2022

“Mundo Deportivo” është flet për situatën e lojtarëve në largim tek Barcelona duke e quajtur “Të pambledhur” me lojtarë si Braithëaite, Pjanic, Umtiti, Riqui Puig etj të cilët ende nuk po gjejnë një destinacion për të ardhmen e tyre.

Prima Pagina Mundo Deportivo 30/06/2022

“Marca” i kushton faqen e parë kombëtares së artë të Spanjës, e drejtuar nga Del Bosque që realizoi një ‘tripletë” duke fituar Euro 2008, Botërorin 2010 dhe Euro 2012. “Ky brez i hoqi komplekset” është titulli i prestigjiozes spanjolle, e cila citon fjalët e Del Bosque.

Prima Pagina Marca 30/06/2022

“Është shumë bukur të luash Kupën e Botës në skenën e artë të lojërave”, është titulli i “L’Esportiu”, e cila i kushton faqen e parë intervistës me Berta Bonaste, drejtoreshë e kampionatit botëror të hokejit në fushë për femra.

Prima Pagina L'Esportiu 30/06/2022

“Unë dua të jem i lirë”, është titulli i “L’Equipe”, e cila citon si titull kryesor deklaratën e çiklistit spanjoll, Thibaut Pinot.

Prima Pagina L'Equipe 30/06/2022

“Mirrorsport” mban titullin “Dështim i dyfishtë”, ku  tenistët britanikë, Andy Murray dhe Emma Raducanu u eliminuan nga turneu i Ëimbledon në raundin e dytë.

Prima Pagina Mirror Sport 30/06/2022

“Lukaku zgjedh numrin 90” është titulli i “Corriere dello Sport”, e cila ka në fokus prezantimin e sulmuesit belg të rikthyer te Interi, pas vetëm 1 sezoni tek Chelsea.

Lexo edhe :  Hansi Flick kërkon spastrime tek Barcelona, çështjet që priten të zgjidhen brenda javës

Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 30/06/2022

Edhe “Corriere dello Sport” i kushton faqen e parë prezantimit të “Big Rom” tek zikaltërit duke vendosur titull kryesor deklaratën e tij: “Këtu jam në shtëpi”.

Prima Pagina Corriere dello Sport 30/06/2022

“TuttoSport” mban titull kryesor “Juve total”, me intervistën e Administratorit të deleguar të Juventusit, Maurizzio Arrivabene ku rrëfen gjithçka për sezonin e ri dhe premton se skuadra do të jetë e gatshme për të konkurruar në të gjitha kompeticionet.

Prima Pagina Tuttosport 30/06/2022

Të fundit

Beteja e fundit për mandatin! Lapaj shkresë Celibashit: KQZ të më japë vendin e deputetit

Kreu i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, nuk heq dorë nga ‘lufta’ për tyë marrë mandatin e deputetit, në limitet...

Kapiteni i Brugge flet për Jasharin: “Po të isha aq i ri, dhe un do të shkoja te Milani”

Hans Vanaken, kapiteni i Club Brugge, foli për Sky Sport pas fitores 2-1 të ekipit të Hajen në Superkupën e Belgjikës kundër Union SG, duke analizuar situatën në...

Trump mburret për “rilindjen” e SHBA-ve në gjashtë muaj

Presidenti Donald Trump pretendon se ka rilindur Shtetet e Bashkuara brenda vetëm gjashtë muajve nga kthimi i tij në pushtet. Në realitet, ai po...

Sivasspor i bën “bllokadë” Manajt, zbulohet klauzola e largimit për sulmuesin kuqezi

Mediat turke bëjnë me dije se Sivasspor, ekipi që ka në pronësi kartonin e Rey Manaj nuk ka ndërmend të lëshojë sulmuesin kuqezi, pa...

Paul Pogba flet për transferimin e Rashford tek Barça: “Jam shumë i lumtur për të”

Barcelona ka siguruar shërbimet e Marcus Rashford, një nga lëvizjet më të mëdha të kësaj merkato. Marrëveshja do të bëhet zyrtare në orët e...

Lajme të tjera

Web TV