“Ti i shalqinjve dil këtej, s’je çun Londre”! Korreshi: Turp që shqyem sytë duke studiuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, foli me tone të ashpra nga foltorja e Kuvendit, teksa foli për krizën e bujqësisë dhe të rritjes së çmimeve të karburanteve.
Deputeti Korreshi iu drejtua deputetëve në sallë që të guxojnë dhe të shkojnë të bëjnë foto në treg me shalqirin e të shohin nëse u shit dhe me sa u shit.

Mes të tjerash, ai foli dhe për “çunat e Londrës”, duke thënë se është lodhur kot duke lexuar e duke shqyer sytë.

“Hë e shkreta parti sa mbrapa është. Ne po hamë djathë me niseshte o të nderuar. Fshatari po blen qumësht në qytet, nuk ka më lopë. Ku janë këto subvencionet e famshme? Sa mirë ju dolët e bëtë foto me shalqi para tre javësh. Shkoni pra sot e bëni ndonjë foto aty te tregu, se sa shitet shalqiri dhe a blihet. Sot duhet të keni guximin të shkoni, të shihni a u shit dhe a morën ndonjë kokërr leku ata të shkretët.

Gjatë javës na trumbetuat dhe për çunat e Londrës, po na vjen turp që kemi studiuar, kemi shqyer sytë e kemi ndryshuar 7 herë numrin e syzeve, i kishim rënë shkurt si çunat e Londrës, 2 milionë euro, ligjëruar. Ke frikë të shkosh në jug, se të thotë ti i shalqinjve dil këtej, se s’ke ardhur si çunat e Londrës. Ata me jahte, ne me gomordare zisi. Kjo është situata, turp të keni” tha ai.

Të fundit

Aksident në Pogradec, i riu me monopatinë përplaset me BMW-në

Një aksident u shënua mbrëmjen e së shtunës në hyrje të qytetit të Pogradecit, në kryqëzimin e rrugës së...

Gruaja më e moshuar në botë festoi ditëlindjen e 116-të, tregon sekretin e jetëgjatësisë

Ethel Caterham, personi më i vjetër në botë dhe personi më i vjetër britanik i regjistruar ndonjëherë, festoi ditëlindjen e 116-të në Surrey, Angli. Caterham...

Edi Rama ka të drejtë ta bëjë këtë debat me gjyqtarët?

Nga Mero Baze Fushata e kryeministrit Rama kundër disa vendimeve gjyqësore që prekin vendimmarrjen e qeverisë ka shkaktuar reagime dhe dyshime lidhur me të ardhmen...

Gjeniu 16-vjeçar braktis kompaninë e Muskut

Kairan Quazi, një djalë vetëm 16 vjeçar me një talent të jashtëzakonshëm dhe një nivel intelektual të rrallë për moshën e tij, ka bërë...

Lulzim Basha: “Artur Zheji, mik i rrallë dhe intelektual i pashoq”

Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji. “I pabesueshëm lajmi për ndarjen e Artur...

Lajme të tjera

Web TV