Brisida Shehaj krah Berishës më 7 korrik: Do jemi të gjithë aty, i kam sytë me lot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënkryetarja e LSI-së në Tiranë, Brisida Shehaj, ka treguar se edhe ajo do të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut, që do të organizohet nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ajo u shpreh e sigurt se pjesëmarrja do të jetë e lartë dhe se të gjithë duhet të protestojnë përtej politikë.

“Mendoj se të protestuari është civilizim e ne do të mësojmë të protestojmë përtej politikës.

Njerëzit e kanë humbur shpresën dhe nuk dalin të protestojnë, por mua realisht më janë mbushur sytë me lot kur pashë fillimin e protestës që dolën për çmimet, që pati një masivitet të frikshëm.

Shpresoj që mos të jetë shumë e largët koha që shqiptarët të mblidhen dhe të protestojnë pa i thërritur politika.

Shpresoj që të ketë shumë pjesëmarrje dhe jam e bindur që do të ketë shumë pjesëmarrje më datë 7, 07 ora 19:00. Ne do të jemi të gjithë aty” tha ish-drejtoresha socialiste e Tatimeve, e cila tani ka kaluar me LSI./skaproblem.al

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV