Skena e “luftës” që përgj*ku Athinën dhe la 3 shqiptarë të vd*kur, publikohen video

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat greke kanë publikuar pamje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në rajonin e Atikës në Athinë, ku protagonistë u bënë dy grupe shqiptarësh, të cilët nga sulmi me armë ndaj njëri-tjetrit, shkaktuan 3 viktima dhe lanë të plagosur dy efektivë policie.

Video e publikuar rishtazi është realizuar nga banorë të pallateve pranë rrugës ku ndodhi sulmi me armë dhe aty dëgjohen fëmijë duke qarë dhe prindërit të shqetësuar.

Ndërkohë, janë zbardhur edhe dëshmitë e banorëve që ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes. Ata janë shprehur për mediat se në fillim menduan që kishin të bënin me shpërthime fishekzjarresh, ndërsa më pas kanë parë efektivët e plagosur.

“Ishim ulur jashtë dhe papritmas dëgjuam të shtëna armësh. Në fillim menduam se ishte fishekzjarre. Më pas kuptuam se çfarë ndodhi. Ne pamë një oficer policie që po çalonte dhe një tjetër që ishte i shtrirë në tokë. Kishim frikë”, thotë një dëshmitar okular.

Të fundit

Zhvlerësimi i Euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen në ditët e fundit rekorde të reja historike. Sipas kursi zyrtar...

Rama promovon bukuritë e Linit: Një nga perlat e historisë dhe turizmit kulturor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë pamje të veçantë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook, duke publikuar një panoramë të bukur...

Klaudius Ptolemaios – Mjeshtri i Universit dhe rrënjët e një emri

Viti 90 pas Krishtit – Në qytetin e Aleksandrisë, atëherë pjesë e provincës romake të Egjiptit, lindi një nga mendjet më të ndritura të...

Parashikimi i motit/ Temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius

Territori Shqiptar do të mbetet nën ndikimin e të nxehtit afrikan, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura shumë të larta, ku sërish goditen...

Shqiptarët të fiksuar me “Mercedes”, Durrësi kryeson numrin e autoveturave

Dy markat e makinave që dominojnë në Shqipëri ende vijojnë të mbeten gjermanet Volkswagen dhe Mercedes Benz. Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi botimin “Karakteristikat e...

Lajme të tjera

Web TV