Çelsi vendos për të ardhmen e Brojës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çelsi thuhet se do të lërë pas Armando Brojën nga turneu i tyre para-sezonal me yllin e vendosur për bisedime me pronarin e ri Todd Boehly.

Sulmuesi, 20 vjeçar, tërhoqi vëmendjen gjatë periudhës së tij mbresëlënëse të huazimit tek Southampton sezonin e kaluar. Tani ylli shqiptar shpreson të vazhdojë karrierën e tij – por mund të mos kthehet tek Çelsi. West Ham, Everton dhe Newcastle janë të gjithë të interesuar për nënshkrimin e tij.
Përfaqësuesit e lojtarit u kanë thënë drejtuesve të Stamford Bridge se ai “duhet të jetë pjesë e para-sezonit” përndryshe do të largohet. Por trajneri i Bluve, Thomas Tuchel, pavarësisht se është një tifoz i sulmuesit, beson se do të ishte më mirë për të që të vazhdojë të stërvitet në Londër në vend që të shkojë në SHBA me pjesën tjetër të skuadrës.
Megjithatë, mediat angleze thonë se Broja do të zhvillojë bisedime me Boehly gjatë ditëve në vijim. Amerikani është takuar pothuajse me të gjithë skuadrën ose agjentët e tyre, por këto diskutime kanë ofruar pak qartësi mbi atë që ofron e ardhmja.

Edhe Conor Gallagher, i cili pati një sezon impresionues pas huazimit të tij me Crystal Palace, mbetet i pasigurt nëse do të jetë pjesë e skuadrës së Thomas Tuchel këtë sezon. Broja ka shumë oferta në tryezë, me West Ham dhe Everton që tashmë kanë kontaktuar Chelsean për një transferim të mundshëm.

Të fundit

Projekti i BE-së në Berat/ Rehabilitim i bregut të lumit Osum dhe Urës së Bilçës

Një projekt-investimi i madh i BE-së është përqendruar në Berat. Në qytetin e gurtë po ndërtohen ura të mirëfillta...

Kryebashkiaku i Nju Jorkut: Djali im vdes për Shqipërinë, mezi pres të vij dhe unë!

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, ka pritur përfaqësues të komunitetit shqiptar në Nju Jork, të cilëve u ka lejuar të kryejnë...

Irani kërkon ndihmën e Putin, diplomati iranian mbërrin në Kremlin

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi nisi vizitën e tij në Rusi, ku do të takohet me presidentin e vendit, Vladimir Putin, pas...

Lavdia e “SS United States”, transoqeanikut më të shpejtë në historinë detare të botës

Përgatiti: Leonard Veizi Ajo ishte një simbol luksi dhe elegancë edhe pse e ndërtuar me një frymë ushtarake. Për më tepër ishte një simbol i...

Parashikimi i motit për sot, 23 qershor 2025

Deri në mesditë Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të...

Lajme të tjera

Web TV