Del audio/ Ja biseda mes Macron dhe Putin 4 ditë para nisjes së pushtimit në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti rus Vladimir Putin e paralajmëroi disa herë pushtimin e Ukrainës, por duket se një bisedë tepër e acaruar me homologun e tij francez, Emmanuel Macron i ka nxehur akoma dhe më shumë gjakrat.

Një audio-regjistrim i telefonatës së zhvilluar mes dy presidentëve më 20 shkurt është publikuar ditën e sotme nga media franceze “France 24”, dhe në të vihen re tonet e ashpra me të cilat dy homologët i drejtohen njëri tjetrit.

Biseda nis me Macron që përpiqet ta bëjë Putin të arsyetojë, në lidhje me trazirat e shkaktuara nga separatistët pro-rusë në rajonin Dondasit, duke i kërkuar që ai të mendojë se cilat do të ishin veprime të logjikshme që do të parandalonin nisjen e një lufte.

Nga ana tjetër, Putin i përgjigjet duke akuzuar Volodymyr Zelenskyn dhe qeverinë e tij se kanë ardhur në pushtet në Ukrainë nëpërmjet një grusht shteti, duke rrëzuar të zgjedhurit e Rusisë. Putin shkon më tej, duke akuzuar se presidenti ukrainas ka mashtruar për marrëveshjen e Minskut, një marrëveshje e nënshkruar në vitin 2014 që synonte dhe dështoi t’i jepte fund luftës në Donbas. Putin pretendon se separatistët në rajon janë përpjekur të negociojnë në mënyrë diplomatike me Ukrainën dhe janë përpjekur të “hapin një dialog konstruktiv” me Zelenskyn, i cili refuzoi të fliste me ta.

Putin gjithashtu inkurajon Macron të negociojë me separatistët, por duket se kjo gjë e acaron presidentin francez, i cili përgjigjet me nerva: “Nuk janë separatistët ata që do të bëjnë propozime për ligjet e Ukrainës!”

Putin kundërshton: ‘Sigurisht, ne kemi një lexim krejtësisht të ndryshëm të situatës.’

Në një përpjekje për të qetësuar tonet, Macron propozon një takim midis Putin dhe Biden, të cilin presidenti rus e lë të hapur, por pa asnjë datë apo vend të qartë.

Udhëheqësi perëndimor gjithashtu lutet që të gjithë të ‘qetësohen’ dhe thotë se do t’i kërkojë të njëjtën gjë Zelenskit dhe forcave ukrainase. Macron i kërkoi Putinit t’i jepte fund stërvitjeve ushtarake që kishin parë dhjetëra mijëra trupa ruse të grumbulluara në kufi dhe të kryenin lojëra luftarake në Bjellorusi.

Lexo edhe :  Kush është Papa i ri, Leo XIV?

Putini i përgjigjet thjesht me një “Ndoshta” pa i kushtuar shumë rëndës. Megjithatë, këto forca të vendosura në kufi, pas 4 ditësh nisën sulmet në Ukrainë.

Në fund të telefonatës, Macron sugjeron lëshimin e një njoftimi për shtyp se Putin dhe Biden do të takohen ‘në parim’. Por Putini përgjigjet me gaz: ‘Të jem i sinqertë me ty, doja të shkoja të luaja hokej mbi akull sepse këtu po flas me ty nga palestra para se të filloj ushtrimet fizike. Së pari do të telefonoj këshilltarët e mi.’

Nga ana tjetër, “France 24”, ka bërë publike dhe një audio nga një telefonatë e Macron me Volodymyr Zelensky, e cila thuhet se ëhstë zhvilluar në orët e para të pushtimit.

Zelensky thotë: “Ata janë këtu dhe tani në Kiev, ne po luftojmë në Kiev”.

Macron i habitur përgjigjet: ‘Ata janë me forca speciale dhe helikopterë apo…?’

Zelensky thotë: ‘Po, aeroplanë dhe helikopterë, gjithçka. E shohim në video. Ne shohim gjithçka.’

Në lidhje me publikimin e bisedave, ka reaguar ministrii jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili tha se Rusia nuk kishte asgjë për t’u turpëruar nga përmbajtja e bisedës, por e quajti publikimin një shkelje të ‘etiketës diplomatike’.

“Ne në parim i udhëheqim negociatat në atë mënyrë që të mos kemi për çfarë të turpërohemi. Ne gjithmonë themi atë që mendojmë dhe jemi të gatshëm të përgjigjemi për këto fjalë dhe të shpjegojmë qëndrimin tonë.”- deklaroi Lavrov.

Që nga shpërthimi i luftës, Macron ka vazhduar të pozicionohet si paqebërësi i Evropës, duke zhvilluar bisedime me Putinin, ndërsa shumica e liderëve të tjerë perëndimorë e shmangën atë. Por përpjekjet e tij për të ndërmjetësuar një armëpushim deri më tani kanë dështuar dhe ai është nxehur për përpjekjen për të negociuar me një luftënxitës.

Të fundit

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e drejtuesit politik të PD për Tiranën, Belind Këlliçi, cili disa...

Nga distanca personale tek mbështetja politike, Kryemadhi flet pa ‘doreza’ për Ilir Metën

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në  një emision televiziv, sqaroi pse vendosi të dalë në mbështetje të Ilir Metës, edhe pse tashmë...

Pse u largove nga PD?/ Shehaj: Humba besimin se mund të ndryshohej diçka në parti!

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin Log. në News 24, diskutoi me analistin Fatos Lubonja. Lubonja e pyeti se përse...

Pse PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet, apo i dalin humbje madhështore?

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se sondazhet e nxjerrin PS forcë fituese. Sipas tij, PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet pasi i dalin humbje madhështore 'Edi Rama në...

“Demokratët gdhihen me Moxartin!”/ Rama i përgjigjet kritikave për fushatën “tallava”

Dy ditë para se shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimet, kryesocialisti Edi Rama ndodhet sonte në studion e Top Story përballë gazetarëve për të...

Lajme të tjera

Web TV