I biri mbyti të atin në kanal në Lushnje, arrestohet nga policia

Një krim i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Remas, Divjakë.

Mësohet se Andrea Stasa ka mbytur të atin e tij 85 vjeç, Mitër Stasa.

Sipas burimeve nga policia e Divjakës mësohet se 85-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa i biri i tij sapo është shoqëruar nga forcat e policisë në komisariatin e Divjakës.

Burimet gjithashtu bëjnë me dije se Andrea Stasa është person me precedent te mëparshëm penal. Ka bërë 13 vite burg.