Lorenc Vangjeli: Sali Berisha është infeksioni i i rëndë i shoqërisë shqiptare!

Analisti Lorenc Vangjeli në diskutim e sipër me deputeten demokrate Albana Vokshi, ka deklaruar se për të, ish-kryeminstri Sali Berisha është një infeksion i rëndë në shoqërinë shqiptare.

Duke komentuar protestën e djeshme, në emisionin “Kontrast”, ku ishte e ftuar dhe deputetja e PD, analisti u shpreh se protestuesit dje ishin perla, ndërsa Berisha infeksioni i shoqërisë.

“Edhe perla që prodhohet nga midhjet në thellësi të oqeanit, në vetvete është infeksion i midhjes dhe është perlë. Domethënë ata njerëz ishin perla jonë, ndërkohë unë vazhdoj të mendoj që Sali Berisha është infeksioni i rëndë në shoqërinë shqiptare.”, u shpreh Vangjeli.