“1 muaj flasim, 3 muaj jo”/ Erion Braçe flet për marrëdhënien me Edi Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Erion Braçe është i pranishëm këtë të premte në “Më lër të flas”, ku ka komentuar mbi marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama.

Braçe tha se i ka marrëdhëniet shumë të mira me kryeministrin, ku një muaj flasin e dy muaj nuk flasin. Mbi këtë marrëdhënie ai tha se kanë arritur të zgjidhin shumë punë prandaj është një mënyrë se si ata kanë zgjedhur të komunikojnë.

Romeo Veshaj: Më trego pak për fëmijërinë tënde, unë e di që je një djalë Kombinati…

Erion Braçe: Unë dhe Manushi jemi nga Kombinati, Manushi para meje unë pas Manushit.

Romeo Veshaj: Nuk ia thotë dot emrin, Edi Manushi.

Erion Braçe: Ne për Manush e njohim, po të jetë për Edi kemi një tjetër. Edi vetëm një ka.

Romeo Veshaj: Meqë ra fjala, si i ke marrëdhëniet me kryeministrin?

Erion Braçe: Shumë të mira i kam, një muaj flasim dy muaj nuk flasim, pastaj muajin e tretë zihemi prapë e nuk flasim për katër muaj. Është një mënyrë komunikimi mbi bazë të së cilës bëhen disa punë.

Romeo Veshaj: Mua më dukeni si një çift toksik

Erion Braçe: Mundet, por çmimi i lëndëve toksike që përdoren për bujqësi është rritur shumë./Top Channel

Të fundit

“Rinumërimi u bë sipas oreksit të KQZ, refuzuan videot që kërkuam”

Ilir Alimehmeti nuk është i kënaqur as me procesin e rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës, edhe përse...

I nxehti ekstrem “pushton” Evropën, ky vend ndalon punën gjatë orëve të pikut të vapës

Trembëdhjetë rajone italiane kanë ndaluar punën në jashtë gjatë pjesëve më të nxehta të ditës; rekordet e temperaturave të qershorit janë thyer në Spanjë...

Kush janë lojtarët më të kërkuar me kosto zero në futbollin europian (lista)

Merkatoja është ende në gjysmë të saj. Ka ende plot opsione për klubet e të gjitha niveleve. Më poshtë po përmendim disa nga emrat...

Tragjedia la bosh një shtëpi/ Shuhet familja e biznesmenit pas rrëzimit të avionit

Një biznesmen i njohur i çelikut dhe anëtarë të familjes së tij humbën jetën tragjikisht, kur avioni me dy motorë në të cilin udhëtonin u...

Edi Rama në Shkup, drekon me Taravarin me speca të skuqur dhe dhallë

Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë të martë Çarshinë, një ndër lagjet më të vjetra shqiptare në Shkup, ku ka takuar shqiptarët e atjeshëm...

Lajme të tjera

Web TV