“Shtatë milimetra çarje në bark”/ Titujt kryesorë te mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lëvizjet në merkato dhe zhvillimet e fundit nga bota e sportit kanë pushtuar faqet e para të mediave sportive ditën e sotme.

Më poshtë janë disa nga titujt kryesorë të tyre:

“ Shtatë milimetra çarje në bark” është titulli i të përditshmes spanjolle “Marca”, e cila ka në faqe të pare tërheqjen e Nadal nga Wimbledon për shkak të këputjes së muskujve të barkut.

Titulli kryesor i gazetës italiane “La Gazzetta dello Sport” është “Milan, unë pranoj”, bëhet fjalë per Daniel Maldini i cili rinovon kontratën me ekipin kuqezi.

“Kristensen, fans që femijë”, ka shkruajtur “Mundo Deportivo”. Lojtari në prezantimin e tij tek ekipi katalanas u shpreh se ka ëndërruar që prej moshës tetë vjeçare që një ditë të veshë këtë fanellë.

“Jo Juventusit, por nuk rinovoj” është titulli i “Corriere dello Sport”, e cila mban fokusin ditët e fundit tek Koulibaly i cili nuk ka pranuar të transferohet tek Juventus por as të rinovoj.

Dëmtimi i Alexias nuk e dekurajon Spanjën, e cila debuton në Euro si një nga favoritët e mëdhenj. Titulli i “AS” për ditën e sotme është “Aspiratë për gjithçka”.

“Fillon revolucioni në mbrojtje” është titulli i “Sport”, pas prezantimit të Kristensen tek Barça.

“Pogacar në krye” ka shkruajtur francezja “L’Equipe” e cila është fokusuar tek Pogacar i cili ka marr vendin e pare në renditjen e Tour de France 2022.

“Tuttosport” në faqen e parë të saj ka shkruajtur “Ja ku është, nesër pritet Pogba”, duke u fokusuar tek mbërritja e Di Marias në Torino.

Të fundit

Zjarret jashtë kontrollit/ Kërkohet ndihmë urgjente në Gramsh, banorët të bllokuar

Në fshatrat Kullollas, Bletës dhe Menkollarë të Gramshit, nga zjarri masiv janë përfshirë dhe banesa, duke shkaktuar dëme të...

Çlirimi vazhdon! Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish mesditën e sotme pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Në një postim në Facebook, kreu i...

Mjerimi i krizës

Nga Ben Andoni Në këto ditë kur njeriu mendon të prehet dhe siç ndodh rëndom në Shqipëri të mendojë në përparësi të papriturat që e...

Çfarë ndodh nëse do të zhdukeshin të gjitha mushkonjat?

Disa besojnë se zhdukja e mushkonjave do të kishte pasoja serioze për kafshët që ushqehen me to, siç janë zogjtë. Por shkencëtarë të tjerë...

Shpëtoi 3 të aksidentuarit, Proda i akordon certifikatën inspektorit Klajdi Mustaj

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua ceremonia për dorëzimin e certifikatës së akorduar nga Drejtori i Përgjithshëm, punonjësit...

Lajme të tjera

Web TV