Fahredin Shehu, pjesë e projektit artistik të skulptorit të famshëm Italo Lanfredini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një projekt që zgjati plot dy vjet, artisti/ skulptori i njohur Italian Italo Lanfredini, ka realizuar barkën e punuar të drurit ku janë punuar poezite e emrave më të njohur të poetëbe botëror aktualisht, në mesin e të cilëve edhe poeti Kosovar Fahredin Shehu.

Kohë më parë, poezitë së bashku me barkën dhe skulpturat tjera janë ekspozuar ne Villa Medici del Vascello, në Cremona, Itali. Familja Medici ishte tutor i shumë artistëve të mesjetës ndërkaq në Vilën e tyre sot organizohen shumë aktivitete kulturore.

Poeti kosovar Fahredin Shehu, është prezantuar  me poezinë: “I mbërthyer në jehonën e guaskës bojëylber”, të përkthyer në Italisht nga Anila Stojku. E njëjta poezi është përkthyer edhe në Hebraisht nga poetesha e njohur Izraelite, Gili Haimovich, e cila me këtë botim Shehut ia uroi ditën e pavaresisë, dhebu botua ne Jeruslem, ndërkaq në gjuhën Greke, poezia në fjalë është përkthyer nga poetesha Alma Braja në Athinë.

Sipas Shehut, ky projekt, i cili zgjati rreth dy vjet, është njëri nga projektet shumë të rëndësishme, sepse janë përfshirë emrat e njohur të letërsisë si Fiona Samspon, Marilyne Bertoncini, Gili Haimovich, Carlo Alberto Sita, Guiliano Scabia, Evelina Schatz etj.

Të fundit

Dorëhiqet kreu i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani

Jep dorëheqjen kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani. Mësohet se dorëheqja i është dorëzuar një ditë më parë...

Rusia sulmon Ukrainën perëndimore, alarmohet Polonia

Moska shënjestroi Ukrainën me një rekord prej 728 dronësh, vetëm disa orë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u zotua të dërgonte më shumë...

GJKKO zgjat afatin e paraburgimit për Laert Haxhiun

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të zgjatur me tre muaj afatin e paraburgimit ndaj Laert Haxhiut, i dyshuar si kreu...

Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, prishet ndërtesa 2-katëshe

Në Theth vijon aksioni për për shembjen e ndërtimeve pa leje. Pasditen e sotme është prishur një objekt 2-katësh, i ndërtuar pa leje në këtë...

Garat në Europë, radhën tani e kanë Vllaznia dhe Partizani

Vllaznia dhe Partizani do të luajnë të mërkurën e 10 korrikut ndeshjet e para të turit kualifikues në Ligën e Konferencave. Nën drejtimin e trajnerit...

Lajme të tjera

Web TV