Me shtëpi bari në Holandë, vihet në hetim majori i ushtrisë shqiptare!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ushtarak shqiptar i përzgjedhur për të qenë pjesë e një misioni bashkëpunimi me ushtrinë e Holandës, në kuadër të NATO-s, është arrestuar nën dyshim si i përfshirë në aktivitet kriminal. Top Channel duke iu referuar policisë së Holandës, raporton se është vënë nën hetim Majori Ermal Dinoshi me detyrë specialist stërvitje. Pas arrestimit ushtaraku shqiptar është duke u hetuar në gjendje të lirë nën dyshimin e përshtatjes, së një shtëpie për rritje kanabisi. Dinoshi thotë policia e Holandës dyshohet se në bashkëpunim, me persona të tjerë ngritën një shtëpi për rritje kanabisi në qytetin Brunsum.

I kontaktuar nga Top Channel për të dhënë versionin e tij të ngjarjes, Major Dinoshi mohoi kategotikisht përfshirjen e tij në këtë ngjarje.

“Çfarë Çfarë? Absolutist jo, kujdes me privatësinë. Ju lutem kjo që thoni është e pavërtetë. Keni ngatërruar person i nderuar” tha ai.

Ministria e Mbrojtjes pasi u kontaktua nga Top Channel, përmes zëdhënësit Fation Hoxhalli dha këtë reagim.

“Është përfshirë në një veprimtari për të cilën autoritetet holandeze janë duke e investiguar në gjendje të lirë. Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes është në pritje të një raporti nga autoritet holandeze. Ministria e Mbrojtjes i ka ndaluar të ushtrojë përgjegjësitë e detyrën në bazë dhe ka urdhëruar kthimin e menjëhershëm në atdhe”.

Ministria e Mbrojtjes thekson se po bashkëpunohet me autoritetet holandeze për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe marrjen e masave përkatëse ligjore në vijim. Kjo ngjarje ngre një sërë pikëpyetjesh se si ushtarakët e vendit tonë, anëtar i NATO-s përzgjidhen dhe në çfarë filtrash kalojnë për të shkuar në të tilla misione. Sipas informacioneve që vinë nga strukturat e ushtrisë shqiptare, e njëjta përzgjedhje është bërë dhe këtë vit, me njerëz pa merita dhe pa kriter.

Lexo edhe :  Turisti hungarez vjedh në Ksamil portofolin me lekë dhe kartat bankare të pushuesit

Shqipëria si vend i NATO-s, por edhe në këtë situatë ku është rritur kërcënimi i aktorëve të jashtëm e të brendshëm, është e rëndësishme një transparencë gjithnjë në rritje e kësaj përzgjedhjeje./ Top Channel

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV