Çmimi i Madh i Austrisë në F1/ Leclerc triumfon përpara Verstappen, Hamilton i treti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Charles Leclerc triumfon në Çmimin e Madh të Austrisë, raundi i njëmbëdhjetë i sezonit të Formula 1. Piloti i Ferrarit i kthehet suksesit dhe e bën këtë në pistën e Spielberg në një garë të shkëlqyer, plot parakalime. Monegasku fiton duelin me Max Verstappen, duke e parakaluar atë në tre raste (si para dhe pas ndalesave në pit) dhe duke kaluar i pari vijën e finishit. Me pozitën e dytë duhet të mjaftohet kampioni në fuqi i botës, i cili nuk arrin t’i japë gëzim publikut portokalli dhe i mungon qendra e pestë e karrierës në qarkun austriak. Vendi i tretë për Lewis Hamilton. Carlos Sainz dhe Perez u larguan nga gara me zero pikë, spanjolli u tërhoq nga gara në xhiron e 58 pas flakëve në makinën e tij kurse meksikani u tërhoq në xhiron e 29 për shkak të dëmtimit të hershëm nga përplasja e tij në xhiron e parë me Russell.

Të fundit

4 shtator 1972: Tre hajdutë vjedhin 18 piktura nga Muzeu i Montrealit

Në orët e para të mëngjesit të 4 shtatorit 1972, tre hajdutë të armatosur dhe të maskuar hynë në...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme (Continuation War), pasi ajo pasoi...

Horoskopi ditor, 4 Shtator 2025

Dashi Me Venusin ne krah gjate kësaj dite, gjithçka do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te gatshëm te...

Lajme të tjera

Web TV