Mot i kthjellët e vranësira kalimtare, si pritet të jenë temperaturat këtë të diel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do te jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë i kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare të jenë dominante.

Kjo situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë orëve në vijim ku kthjellimet do të jenë të pranishme pothuajse në të gjithë terrritorin, përjashtuar zonat verilindore dhe juglindore ku pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu.

Temperaturat e ajrit do të mbeten thuajse kostante në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 32°C. Era do të mbetet sërish deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgë deri në 2 ballë.

Kosova

Kosova do të përfshihet nga masat ajrore të qëndrueshme të cilat do të dominojnë kushtet e moti për gjatë gjithë 24-orëshit në vend. Pritet që paraditja të ketë kthjellime dhe kalime të shpeshat vranësirash. Por gjatë mesditës dhe në vijim kthjellimet do të bëhen më të dukshme në territor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV parashikohet të jetë në dominimin e kthjellimeve por herë pas here priten kalime të shpeshta vranësirash në orët e para të ditës. Ndërsa gjatë mesditës dhe në vijimi pritet të ketë dominim të orëve me diell në pjesë të mirë të MV.

Evropa

Gadishulli skandinav dhe Europa Lindore do të përfshihen nga një sistem frontal duke sjellë vranësira dhe shira në formë shtërngatash. Po ashtu, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre MBETEN me vranësira dhe rrebeshe shiu. Ndërsa Europa Jugore, rajoni i mesdheut dhe pjesërish qendra e kontinentit mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta.

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV