“Po të mbysin”/ E ‘masakruan’ pas protestës, reagon Tabaku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me protestën e mbajtur më 7 korrik, teksa u ka kthyer përgjigje edhe komenteve të cilët nuk e kishin mirëpritur pjesëmarrjen e saj.

Me anë të një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Tabaku shkruan  se protestat duhen, teksa thotë se vendit duhet një ofertë e re me emrin PD.

“Po të mbysin!  “Po të mbysin në fb”, më shkruajti një i afërm pasi postova shënimin për protestën e të enjtes. Sa të këqia i paske komentet, qe mesazhi i një miku tjetër. Mora disa të tilla, siç mora edhe disa krejt ndryshe nga miq demokratë që ndanin të njëjtin shqetësim. Njësoj si unë edhe ata kishin qenë në protestë.  Pata edhe debate me ndonjë që s’kuptonte dot pse kisha shkuar në protestë.

Më pas i lexova një e nga një komentet. Siç bëj gjithnjë, megjithëse qëkur partia u përça si s’ka më keq leximi i tyre është bërë i dhimbshëm. Do të ishte gjysma e së keqes sikur gjithë ato të shara të vlenin për të sjellë demokratët në pushtet. Por nuk vlejnë për asgjë. Prandaj nuk mund të mbyll gojën dhe bëj sehir duke parë të njëjtin film me të njëjtin fund.

Sot disa ekzaltohen njësoj si disa të tjerë më parë, përfshirë edhe mua, duke numëruar pjesëmarrësit në uragane fitoresh që në fund nuk vijnë. Më shkruanin edhe se duhet thjesht të protestoja dhe mbyllja gojën! Po sfida jonë është që ta hapin gojën të gjithë shqiptarët, jo që ne t’ia mbyllim njëri-tjetrit.

Disa të tjerë ankoheshin se 8 vjet i paskam lënë unë në opozitë dhe të enjten qenka hapur rruga drejt pushtetit! Do ta uroja shumë të ishte kështu, po të besosh këtë do të thotë të besosh se shumica e shqiptarëve e beson këtë.

Lexo edhe :  SPAK bastis tri zyra call center në Tiranë, mashtrim me vlerë 3 miliardë lekë

Ky ka qenë gabimi ynë 8 vjet. I të gjithëve bashkë. Kemi ngatërruar dëshirën tonë të përbashkët me shumicën për të larguar Edi Ramën, me besimin e shumicës së shqiptarëve tek alternativa e Partisë Demokratike.

Protestat duhen dhe shumë mirë që t’i bëjmë. Po halli është se këtë ngatërresën që thashë mes nesh dhe shqiptarëve, protestat nuk e zgjidhin dhe do të jetë tejet e hidhur sikur e shkuara të përsëritet.

Prandaj nuk ndryshoj mendim: Duhet një shpresë e re që ndërtohet me një mendësi ndryshe, përmes një mënyrë ndryshe të të parit dhe të bërit të gjërave! Një ofertë e re me emrin Partia Demokratike! Një PD moderne, e fortë dhe e bashkuar patjetër, po mbi të gjjtha e hapur, jo e izoluar. Pa frikë për ta thënë mendimin ndryshe, për vepruar ndryshe dhe për të qenë ndryshe” thotë Tabaku.

Të fundit

3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje, përmbledhje e shkurtër e procesit

Ditën e sotme janë duke u zhvilluar zgjedhje në tre shtete të mëdha europiane, shkruan A2 CNN. Ja një përmbledhje...

Përfaqësuesi i PD: Kutitë e Greqisë bëjnë me turp bastionet socialiste

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, tha se procesi i votimit të Diasporës, veçanërisht në Greqi, është minuar nga parregullsi të shumta, çka sipas...

Eduard Zaloshnja: PD+LSI gropë të madhe elektorale edhe në Tiranë, ku popullsia rritet

Qysh prej vitit 1991, gradualisht, popullsia e Shqipërisë është zvogëluar. Ndërkohë, po gradualisht, popullsia e Qarkut Tiranë është rritur nga viti në vit. Dhe...

Incident i frikshëm në MMA, sportisti shqiptar nxirret nga kafazi me barelë

Një përballje dramatike në arenën e arteve marciale mikse (MMA) në “MBW Park”, Mynih të Gjermanisë, u shoqërua me një incident të rëndë ku...

Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA

Një takim i nivelit të lartë u zhvillua sot në selinë qeveritare italiane, ku kryeministrja Giorgia Meloni priti zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance dhe...

Lajme të tjera

Web TV