Jorida Tabaku i bashkohet Rithemelimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku duket se ka vendosur se cilit grupim do ti përkasë brenda Partisë Demokratike.

Ditën e sotme ajo ka dalë së bashku me deputetet mbështetëse të ish kryeministrit Sali Berisha, në gjykatën kushtetuese ku së bashku me disa deputetë të tjerë ka firmosur kërkesën për shfuqizimin e ligjit për tatimin e profesioneve të lira.

Tabaku nuk i ishte bashkuar më parë mbledhjeve të përbashkëta të Rithemelimit dhe deputetëve mbështetës të Gazment Bardhit, ndërkohë që në protestën e fundit nuk ishte në vijën e parë së bashku me deputetët e tjerë, por preferoi ta ndiqte nga radhët e mesit.

Pas dërgimit të kërkesës në kushtetuese, ajo qëndroi për disa momente ne një nga zyrat e kuvendit së bashku me Agron Gjekmarkajn, Gazment Bardhin dhe Lefter Gështenjën.

“Duke shijuar bashkimin cilësor në diversitet”, shkruan Gjekmarkaj, i cili e postoi foton në Facebook.

Pas daljes së sotme së bashku me deputetët e Rithemelimit Koliqi dhe Koti, pritet të shihet nëse Tabaku do të marrë pjesë në mbledhjet e grupit parlamentar që thirren nga Gazment Bardhi dhe mbahen ne selinë e PD./O.S

Të fundit

Sekretari i NATO-s: Kam frikë se Irani ka bombën atomike

Nuk pajtohem me ata që e konsiderojnë sulmin amerikan në Iran si në konflikt me të drejtën ndërkombëtare”. Kjo...

Ervin Salianji kërkon liri me kusht, sa e mundshme është kjo?

Është zhvilluar mesditën e sotme seanca e radhës për lirimin me kusht të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji. Sipas përfaqësuesit ligjor Ledio Braho, raporti i...

500 të vdekur dhe mbi 3 mijë të plagosur që nga sulmi i Izraelit në Iran

Ushtria izraelite thotë se ka goditur një numër objektivash në të gjithë Iranin sot. Në një përditësim në mediat sociale, Forcat e Mbrojtjes së...

Shkodër, gjendet i pajetë në lumin Buna trupi i qytetarit nga Tirana

Një i moshuar është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të hënë. Policia e Shkodrës njofton se rreth orës 14:30, në fshatin Muriqan, në...

Izraeli godet burgun famëkeq Evin në Teheran

Autoritetet izraelite kanë deklaruar se në valën më të fundit të sulmeve ndaj Iranit, një prej objektivave ka qenë burgu famëkeq Evin, në kryeqytetin...

Lajme të tjera

Web TV