Vrasja e ish-kryeministrit japonez, policia e pranon që Abe nuk u sigurua siç duhej

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia japoneze ka pranuar se kishte të meta në sigurinë për ish-kryeministrin japonez Shinzo Abe, i cili u qëllua për vdekje në qytetin jugor të Nara të premten.

“Është e pamohueshme që ka pasur probleme në siguri”, tha shefi i policisë së Nara-s, Tomoaki Onizuka.

Kujtojmë se një person i armatosur hapi zjarr ndaj Abe ndërsa ai mbante një fjalim gjatë fushatës politike, një ngjarje që ka tronditur thellësisht Japoninë. Ndërkohë, zgjedhjet e së dielës për dhomën e sipërme po zhvillohen siç ishte planifikuar.

Votimi filloi në orën 07:00 me orën lokale (22:00 GMT), vetëm dy ditë pas vrasjes së Abe. Analistët sugjerojnë se vrasja e tij mund të rrisë mbështetjen për Partinë Liberale Demokratike (LDP) në pushtet, për të cilën Abe ishte një figurë udhëheqëse dhe me shumë ndikim.

Zgjedhjet për dhomën e lartë më pak të fuqishme të parlamentit të Japonisë zakonisht shihen si një referendum për qeverinë aktuale. Por një fitore e madhe për LDP-në do të forconte aftësinë e kryeministrit aktual për të shtyrë politikat e tij kryesore, duke përfshirë dyfishimin e shpenzimeve të mbrojtjes.

Të fundit

Fundi i një shpirttrazimi: Vincent van Gogh qëllon veten, vdes dy ditë më pas

27 korrik 1890 Leonard Veizi Në muzgjet e fundkorrikut 1890, fusha të arta me grurë përkundeshin nën erën e Auvers-sur-Oise,...

Jashtë kontrollit zjarri në Borsh, turistët dhe banorët në panik!

Borshi po përballet me një situatë shumë problematike për shkak të zjarrit që ka dalë jashtë kontrollit. Ndërhyrjet po bëhen si nga toka, ashtu edhe...

A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO?

Rusia tani “po prodhon tre herë më shumë municion brenda tre muajsh sesa e gjithë NATO-ja gjatë një viti”, deklaroi së fundi sekretari i...

Çmimet e bulmetit në Shqipëri janë të katërtat më të shtrenjtat në Europë

Pikërisht pas 2019-s, me uljen e TVSH-së së kreditueshme (nga 20% u bë 6%) prej vitit 2020, konsumatori shqiptar e ka blerë qumështin dhe...

Ndërhyrje restauruese në Kishën e Shpërfytyrimit në Herbel

Një nga monumentet më të veçanta të trashëgimisë sonë kulturore po i nënshtrohet një procesi të kujdesshëm restaurimi nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. Specialistët...

Lajme të tjera

Web TV