Lazio, Strakosha firmos me ekipin nga Premier League

Thomas Strakosha së shpejti do të bëhet një lojtar i ri i Brentfordit : ish- portieri i Lazios, kontrata e të cilit me Lazion skadoi më 30 qershor, po kalon ekzaminimet mjekësore dhe së shpejti do të nënshkruajë marrëveshjen që do ta kaloje atë në klubin londinez.( I cili përfundoi i 13-ti në Premier League sezonin e kaluar) Portieri shqiptar largohet nga Lazio pas gjashtë vitesh dhe 164 paraqitjesh në Seria A dhe do të jetë nënshkrimi i dytë i londinezëve që vjen nga Seria A, pas marrëveshjes së përfunduar për Hickey me Bologna .

Arrihet marrëveshja, Strakosha lojtari më i ri i Brentford