“Më zgjove nga gjumi”/ Qytetari i nevrikosur dhunon punonjësin e pastrimit të plehrave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një punonjës i sektorit të pastrimit ka rënë pre e dhunës teksa ishte duke punuar në Selanik, Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në orën 05:30 të mëngjesit të së shtunës, kur punonjësi ishte së bashku me kolegët e tij duke grumbulluar mbeturinat nga koshat e një lagjeje.

Siç raportojnë mediat greke, në këtë moment një qytetar i nevrikosur ka dalë në ballkon duke u bërtitur dhe duke i ofenduar punëtorët, pasi ata e kishin zgjuar nga zhurma që makina e mbeturinave bënte. Mirëpo, ai nuk u ndal këtu, pasi më pas doli nga shtëpia e tij dhe goditi me grushte njërin prej punonjësve të komunës, duke e goditur në fytyrë, e duke i thënë “më zgjove”.

Skenat e panikut mobilizuan kalimtarët të cilët nxituan të tërhiqnin qytetarin nga punëtori, i cili ishte në gjendje shoku nga sulmi dhe madje kishte të nxira në fytyrë nga goditjet.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV