Monedhat Euro kanë pësuar një rënie historike dhe janë vetëm 1 cent larg për tu bërë “një me një” me monedhën e Dollarit.
Euro ka treguar se kohët e fundit po pëson ulje të vlerës së tij në treg ndërkohë Dollari ka treguar se po forcohet si ndaj monedhës së BE-së dhe Paundit britanik.
Gjatë kësaj periudhe ekziston frika e recesionit të nxitur e cila krijohet nga inflacioni i lartë, kjo edhe për shkak të rritjes së çmimeve si rrjedhojë e luftës në Rusi-Ukrainë.
Përpara luftës Bashkimi Europian merrte rreth 40% të gazit nga Rusia, ndërsa tani Kremlini ka ndaluar plotësisht gazin për disa shtete si dhe ka ulur me 60% furnizimin e Gjermanisë përmes Nord Stream.
Kriza energjitike po shoqërohet me një ngadalësim ekonomik ndërsa ekspertët janë skeptikë nëse Banka Qendrore Eruopiane do të mund të implementojë politika për të ulur inflacionin.