‘I shpallur i vdekur’, minatori gjendet mrekullisht gjallë një javë pas shpërthimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një minator që besohej se kishte vdekur nga një shpërthim galerie, ka shpëtuar mrekullisht një javë pas ngjarjes së rëndë.

49-vjeçari Leonid Moiseev, ishte mes 190 minatorëve të bllokuar nëntokë kur dridhjet e forta të tokës shembën shkëmbin gjigant të minierës së qymyrit Raspadskaya në rajonin e largët rus Kemerovo.

Vetëm dy nga të gjithë minatorët mbetën pa u evakuuar, teksa raportimet lokale thonin se Moiseev, i martuar, njerk i dy fëmijëve të gruas, kishte humbur jetën.

Por disa ditë më vonë grupet e kërkimit morën një sinjal nga sensorët e tyre.

Pasi gërmuan rreth 50 metra në brendësi të shkëmbit të shembur, ata e gjetën të gjallë minatorin, të ngecur me një zgavre që kishte kalime ajrimi, me të cilin ai mund të merrte frymë.

Minatori i dytë i humbur u gjet i vdekur.

Leonid ishte i zgjuar dhe mund të fliste me doktorët, duke i shpjeguar se kishte fraktura në kavilje e legen.

Kryebashkiaku vendas Vladimir Chernov postoi lajmin e mirë: “I gjallë, grupet e shpëtimit gërmuan drejt vendit ku ishte zhdukur drejtuesi i mjetit të shpimit gjatë shembjes”.

“Minatori ishte i plagosur por gjallë. Ai u ngrit shpejt në sipërfaqe dhe iu dorëzua doktorëve”.

“Që prej shembjes masive të 5 korrikut ai kishte pritur për ndihmë dhe nuk u dorëzua. Ai është një hero i vërtetë”.

Kërkimet në minierë vazhdojnë. Impianti zotërohet pjesërisht nga ish-pronari i klubit anglez të Chelsea, Roman Abramovich, me anë të kompanisë së tij Evraz.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV