Lufta në Ukrainë, BE drejt paketës së shtatë të sanksioneve kundër Moskës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

BE do të propozojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë. Paketa pritet të miratohet në javët e ardhshme, sipas Bloomberg.

“Propozimi mund të përfshijë kufizime në importet e arit, masa për të rregulluar sanksionet e mëparshme dhe lista të mëtejshme të individëve dhe subjekteve”, thonë burimet e agjencisë amerikane.

Tetë anijet e para të huaja kanë mbërritur në portet e Ukrainës për të eksportuar produkte bujqësore, ndërsa Marina ukrainase është e angazhuar për të siguruar transport të sigurt. Lajmi është bërë i ditur në Facebook nga shërbimi për shtyp i Marinës, raporton Ukrinform .

Ndërkohë, 33 persona humbën jetën nga bombardimet ruse të qytetit Chasiv Yar, në Donetsk, ku një raketë ruse  “Uragan” goditi një ndërtesë banimi. Trupi i një fëmije u gjet nën rrënoja.

Nga ana tjetër, qeveria iraniane po përgatitet të furnizojë Rusinë me dronë, përfshirë disa të armatosur. Kështu deklaroi këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Të fundit

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

Një zjarr i madh ka përfshirë Parkun Kombëtar të Prespës, me flakët e shfaqura mbi fshatin Pustec. Forcat zjarrfikëse dhe...

Luciano Spalletti pas shkarkimit nga Italia: Futbolli më shkatërroi jetën

Ish-trajneri i kombëtares italiane, Luciano Spalletti, ka rrëfyer një anë tjetër të vetes në një intervistë të sinqertë për 'La Repubblica', ku foli për...

Muçaj takohet me Presidentin e CAA/ Shqipëri–SHBA, vizion i përbashkët për rajonin

Ambasadori Genci Muçaj, përfaqësues i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, zhvilloi një takim zyrtar në Washington, D.C., me Ambasadorin Philip Hughes, Presidentin e sapozgjedhur të...

Edhe Kosova nën pushtetin e flakëve, raportohen 29 vatra në tetë orët e fundit

Pas Shqipërisë, edhe Kosova po vuan problematikën e zjarreve që po gllabërojnë hektarë të tërë me pyje e kullota, edhe si pasojë e temperaturave...

Trump mesazh Evropës: Merrni masa për imigracionin para bisedimeve SHBA-BE

Në prag të një takimi kyç në Skoci me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje...

Lajme të tjera

Web TV