NASA publikon imazhet e para të realizuara nga teleskopi hapësinor James Webb

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

NASA ka publikuar imazhet e para nga teleskopi hapësinor James Webb. Njëra prej tyre tregon imazhin më të mirë me infra të kuqe të universit se si dukej miliarda vite më parë. Webb filloi të realizonte imazhet para disa javësh dhe gjithçka që do të publikohet sot, do të jetë rezultat i 120 orësh vëzhgimi. Më shumë se një prezantim mund të konsiderohet një ceremoni, pasi vendi i zgjedhur për të publikuar imazhet ishte Shtëpia e Bardhë.

Imazhi i parë tregon “Shkëmbinjtë kozmikë” të Mjegullnajës Carina që formojnë një vijë të valëzuar midis një peizazhi që formon një mjegull përgjatë pjesës së poshtme dhe një pjese të sipërme relativisht të pastër.

Imazhi i dytë tregon një grup prej pesë galaktikash që duken afër njëra-tjetrës në qiell: dy në mes, një lart, një në të majtë sipër dhe një poshtë që shihen në një mozaik.

Imazhi i tretë tregon krahasim të asaj që në mënyrë joformale quhet ‘Southern Ring Nebula’. Aty duket se si ylli është zbehur nga unaza gazi dhe pluhuri për mijëra vjet.

Imazhi i katërt përfshin dy pamje plot ngjyra të realizuara nga teleskopi i James Webb. NASA e quajti fotografia “më e thellë” me infra të kuqe e Universit.

Gjithashtu studimi i Webb për planetin gjigant të gazit WASP-96b është spektri më i detajuar i një ekzoplaneti deri më sot. Spektri përfshin gjatësi vale të ndryshme të dritës që mund të zbulojnë informacione të reja rreth planetit. I zbuluar në vitin 2014, WASP-96b ndodhet 1150 vite dritë nga Toka. Ai ka gjysmën e masës së Jupiterit dhe kryen një orbitë rreth yllit të tij çdo 3.4 ditë.

Lexo edhe :  Tragjedi në familjen e influencueses: Humb jetën vajza e saj 12-muajshe

Të fundit

A po manipulohet vota e diasporës? Taulant Balla: PD nuk do të njohë zgjedhjet

Ministri i Shtetit, njëherësh dhe Drejtues Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të...

Trump luan blofin e radhës: “Kush ju tha se dua mandatin e tretë?”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mohuar se po shqyrton mundësinë e kandidimit për një mandat të tretë presidencial, një veprim për të cilin...

Rama në Euronews: Shqiptarët janë ndër popujt më të paduruar, vazhdon mallkimi…

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania, ku tha se shqiptarët për politikë “të japin ujë në...

Fushata e 10-të për Ramën, kryeministri tregon pse kjo është ndryshe nga më parë

Ndërkohë që jemi 7 ditë para zgjedhjeve, Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania për të folur...

Fier, pikat e grumbullimit “zhduken” papritur. Specat mund të shkojnë nën kosto

Luan dhe Klementina Jajaj, janë një cift bashkëshortët nga fshati Zharrez në Fier, që prej 8 vitesh merren me kultivimin e perimeve në sera. Tre...

Lajme të tjera

Web TV