Netë durrsake me Redon Makashin dhe Alban Kamenicën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lidhja e kёngёve tё Redon Makashit me tekstet e tyre ёshtё gati alkimike, duke e prurё tekstin me njё shqipe tё pastёr nё alternim akrobatik me ritmet e pop – rockut apo thjesht të muzikёs së mirë shqiptare

Nga Fatmir Minguli

Gjithçka filloi në bar “ Trajani”, bari më i ri rrugën tregatare të Durrësit kur   akrepat kishin kaluar orë 21.00, nё këtë mbrëmje të parë të korrikut. Një ftesë e thjeshtë për mua nga muzikanti Alban Kamenica dhe dy miqtë Pol Milo, shkrimtar dhe muzikolog, dhe Griseld Hoxha, mediator dhe fotograf, u kthye në një album të plotë kёngёsh qё kёndoi kantautori Redon Makashi e  që i çoi akrepat e orës mbi ato të 12.00- s.

Bar “Trajani” ishte plot e përplot. E pse e ka emrin “Trajani” ky bar në buzë të këtij bulevardi? Nuk e di por ndoshta mund të jetë një revokim nga shekulli i parë pas Krishtit… por me të vërtetë ashtu ështё, revokim! Trajani, perandor i  Romёs në shekullin e parё pas Krishtit, kishte pasion rikonstruktimin e arkitekturave tё qytetit tё Romёs, dhe amfiteatrit durrsak… dhe lokali “Trajani” ka vetëm njё muaj qё ёshtё rikonstruktuar. Njё pёrshtatje perfekte me arkitekturat e mrekullueshme gati 100 vjeçare të këtij bulevardi.

Redon Makashi është këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur në gjininë pop dhe   pop- rock.  Redon Makashi kompozon kёngёn e tij tё parё nё shkollёn 8-vjeçare  dhe sa për të hyrë botёn e kёngёve tё kompozuara dhe kёnduara prej tij, ai në vitin 1989, prezantohet pёr herё tё parё nё televizion e pikёrisht nё Radio Televizionin Shqiptar me kёngёn “Vitet me tё bukura” e pёr tё ardhur në qershorin  e vitit 2021, ku Redon Makashi merr pjesë në Netët e klipit shqiptar 2021 me këngën “Më mohove (Remake)”.

Një natë me temperaturё të lartë jashtë por me freski e me ritëm të lartë muzike që vibronte mes pop- rockut dhe metal-it. Redon Makashi i shoqëruar perfekt nga profesionisti i muzikës dhe këngëtari Alban Kamenica këndonte për “shatatë palё qejfe”  jo vetëm këngët e tij të mrekullueshme por dhe  ato të “Tre muskëtierve” Aleksandër Gjoka, Elton Deda dhe vetë protagonist  i kësaj mbrëmjeje Redon Makashi.

Ardhja e Redonit në bar “ Trajani”  patjetër e ka lidhjen me emrin “Redon”. Kepi i Redonit”… hyu mbrojtës ilir i udhëtarëve dhe detarëve…që i ngjan Hermesit misterioz.

Ja pra pse ishte e motivuar ardhje në këtë mbrëmje në Durrës. Por ndodh dhe ndryshe kur në Durrës vinë nga Tirana dhe festojnë “ festën e detit” pёr sё dyti  kur kjo festë  ishte festuar një ditë  më parë nga vetë durrsakët nën okielon e Shoqatës “ Durrësi autokton”?!

Lexo edhe :  Bekim Fehmiu, legjenda shqiptare e filmave të huaj

Redoni këngëtar i shoqëruar nga maestro Alban Kamenica dhe dhjetra durrsakë që mbushnin mjediset e bar “ Trajani”  ishte në sinkron durrsak, sinkron absolut me zёrin  dhe intonacionet e pafund të muzikёs sё Redonit, ishte i mirёnjohur por dhe i afërt  me këngët e tij qё tashmё janё bёrё traditё nё festat origjinale durrsake. Herё herё mes ritmeve tё pop- rockut ndihej fuqishёm deri te fortёsia marramendëse e rrymës heavy metal.

Pas koncertit autorë, shkrimtarë, muzikantë dhe reporterë, filluan të diskutonin për krijimtarinë dhe frymëzimin e krijues.  – Muzika dhe letërsia kanë të përbashkët fuqinë e krijimit dhe frymëzimin – tha autori durrsak Pol Milo, duke i dhuruar të dy muzikantëve librin e tij të fundit.

– Jam habitur që sot ka ende persona që shkruajnë dhe botojnë libra si dikur – theksoi Redoni ndërkohë që në dorë mori librin “Takohemi në Purgator”.

– Sa mirë që u takuam këtu! Durrësi gjithmonë ka pjelluar  frymëzim dhe ka përcjellë frymën krijuese. Unë kam kompozuar dy këngë në Durrës, “Stacioni i Fundit”  dhe “ Dhimbje lë pas”, – vijoi diskutimin Redon Makashi.

Së bashku me shkrimtarin Pol Milo, ata sollën në kujtesë plazhin e dikurshëm të Durrësit, hotel Butrintin, ku Redoni me kitarёn e tij vinte nga Tirana në plazh dhe këndonte këngët e tij dhe këngë të grupit Beatles.

-Gjithmonë kam qenë i frymëzuar nga Beatles, të cilët kanë ndikuar me muzikën e tyre një pjesë të hershme të krijimtarisë time – tha Redoni.

Ndërsa libri durrsak “Takohemi në Purgator”, që fillimisht kujtonte historitë sikurse “Takohemi në Plazhin e Durrësit”, sonte nën ritmin e muzikës rock, përshëndet në bulevard një hapësirë më shumë, e që në vijim do të bëhet “Takohemi në bar Trajan” e që patjetër do të evoluojë në vazhdim, si gjithçka në muzikën e nё letёrsinё e kohës. Ndёrkohë unë dëshiroj tё theksoj nё kёtё artikull se lidhja e kёngёve tё Redon Makashit me tekstet e tyre ёshtё gati alkimike, duke e prurё tekstin me njё shqipe tё pastёr nё alternim akrobatik me ritmet e pop – rockut apo thjesht të muzikёs së mirë shqiptare.

Të fundit

Izrael-Iran/ Ish-kreu i Inteligjencës: Kam frikë nga një luftë e gjatë

Sipas sondazheve të fundit dhe editorialeve të gazetave kryesore, gjithçka po shkon shumë mirë në Izrael. Fushata kundër Iranit...

Edward Snowden – Historia e njeriut që tronditi botën e survejimit

Karriera e hershme Edward Joseph Snowden lindi më 21 qershor 1983 në Elizabeth City, North Carolina, SHBA. Ai u rrit në një familje me lidhje...

Çfarë është impianti bërthamor në Fordow, vetëm një bombë amerikane mund ta shkatërrojë

Goditja e Izraelit në vendin kryesor të pasurimit të uraniumit të Iranit në Natanz të premten shkatërroi pjesën mbitokësore të impiantit dhe besohet se...

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është nominuar për Çmimin Nobel për Paqen të këtij viti nga Pakistani, për “ndërhyrjen e tij vendimtare diplomatike” në...

A do rritet çmimi i naftës tek ne?

Nga Fatos Çoçoli Të enjten, më 12 qershor, një ditë përpara nisjes së sulmeve ajrore dhe me raketa të Izraelit mbi Iran, nafta bruto Brent...

Lajme të tjera

Web TV