Zani Çaushi rishfaqet në gjykatë, kërkon për herë të tretë lirimin me kusht nga qelia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Myrteza Çaushi, është rishfaqur sërisht në gjykatën e Korçës duke kërkuar për të tretën herë lirimin me kusht nga qelitë e burgut të Drenovës.

I dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e Robert Shehut dhe Luan Bedinit në gusht 1999 në Vlorë, i është drejtuar me një kërkesë penale Gjykatës së Korçës, duke pretenduar që gjykata ti miratojë kërkesën për lirimin me kusht.

Kjo pasi sipas Zani Çaushit, gjatë qëndrimit në burg ai ka pasur një rehabilitim duke u shfaqur me një sjellë të mirë dhe qëndrimi jashtë, do mundësonte kujdesin ndaj fëmijëve të tij të mitur.

Por prokuroria e Korçës thotë se, i forti i Vlorës është dënuar mbi 3 herë për akuzën e “Futjes dhe Mbajtjes në ambientet e burgut të sendeve të palejuara”, elementë këto që faktojnë se ai nuk është rehabilituar.

Pasi edhe gjatë qëndrimit të tij në burg, ai ka vijuar të kryejë vepra penale.

Mësohet se kërkesa e Myrteza Çaushit është rregjistruar në muajin Maj 2022, ndërsa në 30 qershor gjykata e Korçës, ka njoftuan prokurorinë e rrethit, që të caktojë një përfaqësues të akuzës në gjykatë.

Sipas këtij dokumenti gjyqtarja e çështjes për shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht të Myrteza Çaushit, është caktuar Luljeta Kola.

Ndërkohë seanca e rradhës, është planifikuar javën e ardhshme në 19 korrik 2022.

Kjo është hera e tretë që Myrteza Çaushi, kërkon lirimin me kusht nga qelia, duke pretenduar se ai ka kryer më shumë se 35 vite qëndrim në burg, duke nënkuptuar se ka vuajtur 3/4 e dënimit të dhënë nga gjykata e Tiranës.

Njeriu që konsiderohet, si “i forti” i Vlorës,kërkesën e parë e ka depozituar në 14 maj 2020.

Lexo edhe :  Plagosja e adoleshentit në oborrin e shkollës, prokurorja: 2 mësuese raportuan konfliktin

Por pas debateve të shumta në sallën e gjyqit mes tij, juristit të burgut dhe prokurores, Çaushi ka hequr dorë nga kjo kërkesë, duke bërë që gjyqtari i çështjes Selaudin Pysqyli, në muajin korrik 2020 të marë vendimin për rrëzimin e kërkesës.

Por teksa kanë kaluar disa muaj, në gjykatën e Korçës u rregjistrua një kërkesë e dytë e Myrteza Çaushit, i cili kërkoi “lirimin me kusht”, duke pretenduar se pjesën më të madhe të dënimit e kishte kryer dhe duhet të lirohej duke u vënë në shërbim prove.

Çështja i ka rënë sërisht gjyqtarit të Korçës, Selaudin Pysqyli, i cili pasi të shqyrtojë dhe analizojë faktet, vendosi të rrëzojë kërkesën e tij.

Tashmë për herë të tretë Myrteza Çaushi, kërkon lirimin nga qelia, ku do jetë gjyqtarja Luljeta Kola, e cila do vendosi nëse do pranojë ose jo lirimin nga burgu për të “fortin” e Vlorës.

Zani Caushi do të mbahet mend si kreu i bandës kriminale, me të cilin ish-kryeministri Italian, asokohe Romano Prodi, pati një pritje për rivendosjen e rregullit në Shqipëri dhe krijimin e qeverisë së pajtimit.

Çaushi ishte kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës, gjatë trazirave të vitit 1997.

Të fundit

Rama: Model i ri i AI për 2025 dhe kthimi i shqiptarëve në nënshtetësi e tyre

Kryeministri Edi Rama ka thënë se komponenti arbëresh në diasporën shqiptare ka qenë i harruar, por është bërë një...

19 dhjetor 1918, u mbajt Kongresi i Tiranës me në krye Abdi Toptanin

Më 19 dhjetor 1918 u mbajt Kongresi i Tiranës, një ngjarje e rëndësishme që shënoi përpjekjet për organizimin e një kongresi mbarëkombëtar dhe konsolidimin...

New Yorku shpallet qyteti më i pasur në botë

Qyteti i Nju Jorkut, metropoli i njohur për horizontin e tij ikonik dhe rrugët plot zhurmë, është edhe një herë lideri i padiskutueshëm global...

Unë jam Zoti juaj më i lartë!

Nga Namir Lapardhaja Idhujskalitës! Popujt paganë, nevojën për adhurimin e idhujve e manifestonin edhe te krijimi i tyre prej frutit të hurmës. E krijonin me tulin...

“Kostoja e jetesës në Shqipëri më e shtrenjta në rajon”, Xhafaj: Nuk duhet përgjithësuar…

“Sa e shtrenjtë është të jetosh në Shqipëri”, është kjo tema në emisionin “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e sotme e cila solli debate...

Lajme të tjera

Web TV