Hetuesit: Trumpi motivuesi kryesor për sulmin në Kongresin amerikan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seanca në komisionin që po heton sulmin e dhunshëm të 6 janarit 2021 në Kongres rifilloi të martën me një shqyrtim të asaj që ligjvënësit e quajnë inkurajim nga ana e ish-presidentit Donald Trump të grupeve të ekstremit të djathtë për të bllokuar një proces demokratik. Siç shpjegon korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, ligjvënësit argumentuan se pretendimet e zotit Trump për manipulim të zgjedhjeve u bënë shkak për sulm.

Një postim në Twitter nga ish-presidenti Donald Trump është ai që ligjvënësit e Kongresit e cilësojnë si një moment kyç, ku u bëhet thirrje grupeve ekstremiste të sulmojnë Kapitolin.

“Proud Boys dhe Oath Keepers janë dy grupet kryesore që iu përgjigjën menjëherë thirrjes së Presidentit Trump. Proud Boys janë një grup luftarak i ekstremit të djathtë që mbështet dhunën dhe supremacinë e bardhë. Oath Keepers janë ekstremistë që mbështesin një gamë të gjerë teorish konspirative dhe u përpoqën të vepronin si një forcë private paraushtarake për Donald Trumpin”, tha ligjvënësi demokrat Jamie Raskin.

Në seancën e shtatë publike, ligjvënësit detajuan fazat përfundimtare të pretendimeve të tyre se zoti Trump gënjeu sipas tyre lidhur me manipulimet në zgjedhje, duke motivuar mbështetësit e tij për të përmbysur procesin demokratik.

“Donald Trump thirri një turmë në Uashington, DC, dhe në fund e nxiti atë të kryente një sulm të dhunshëm ndaj demokracisë sonë”, tha ligjvënësi demokrat Bennie Thompson.

Zoti Trump dhe shumica e republikanëve të Kongresit e kanë kritikuar hetimin, duke e quajtur atë të padrejtë dhe të pabalancuar. Por një republikane me zë që votoi për shkarkimin e Donald Trumpit tha se seancat dëgjimore po e mbajnë atë përgjegjës.

“Strategjia është të fajësohen njerëzit që këshilltarët e tij i quajtën, dhe po i citoj, ‘të çmendurit’, për atë që bëri Donald Trumpi. Kjo, natyrisht, është e pakuptimtë. Presidenti Trump është 76 vjeç, nuk është një fëmijë që të ndikohet. Ashtu si gjithë të tjerët në vendin tonë, ai është përgjegjës për veprimet e tij”, tha ligjvënësja republikane Liz Cheney.

Lexo edhe :  Izraeli bën deklaratën e fortë: Udhëheqësi iranian nuk mund të vazhdojë të ekzistojë!

Këshilltarë të shumtë të Shtëpisë së Bardhë dëshmuan se i kishin thënë ish-presidentit se i kishte humbur zgjedhjet – por ai gjithsesi ushtroi trysni ndaj Departamentit të Drejtësisë për të marrë nën kontroll makineritë e votimit…

“Që qeveria federale të marrë në kontroll makineritë e votimit, është një ide e tmerrshme. Ne nuk i bëjmë gjërat në këtë mënyrë në Shtetet e Bashkuara. Nuk ka asnjë autoritet ligjor për ta bërë këtë”, tha Pat Cipollone, ish këshilltar i Shtëpisë së Bardhë.

Pasi humbi disa procese gjyqsore në gjykata lidhur me zgjedhjet, zoti Trump mobilizoi mbështetësit e tij për të sfiduar numërimin zyrtar të votave elektorale më 6 janar.

Komisioni zbuloi se menaxheri i fushatës së zotit Trump besonte se veprimet e ish-presidentit çuan drejtpërdrejt në vdekjen e Ashli Babbitt, një mbështetëse që u qëllua nga Policia e Kapitolit pranë Dhomës së Përfaqësuesve.

Ish-këshilltari i zotit Trump, Steve Bannon njoftoi se tashmë është i gatshëm për të dëshmuar para komisionit. Në një seancë publike javën e ardhshme, hetuesit pritet të shqyrtojnë rolin e ish-presidentit Trump në ngjarjet e 6 janarit, minutë pas minute./ VOA

Të fundit

Merz: Duhet të kemi frikë, Rusia dëshiron të kalojë përtej Ukrainës

Synimet e Vladimir Putin shkojnë përtej Ukrainës. Kështu ka bërë të ditur kancelari gjerman, Friedrich Merz, gjatë një fjalimi...

Largohen nga parlamenti në shtator, 82 deputetë do marrin gjysmën e pagës për 3 vite

Edhe pse nuk do të jenë më pjesë e legjislaturës së re që nis në shtator, 82 deputetë do të vazhdojnë të marrin gjysmën...

Trump: Ishte nder për mua të shkatërroja objektet dhe të ndalja luftën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka folur përsëri për konfliktin Izrael-Iran, teksa ka postuar në faqen e tij të mediave...

Bashkia e Tiranës në shënjestër: 15 sulme kibernetike në 6 muaj

Bashkia e Tiranës ka reaguar në lidhje me sulmin e fundit kibernetik që goditi faqen e saj dhe disa nga shërbimet. Sipas Bashkisë, sulmi ishte...

Kolegji rrëzon PD edhe për qarkun Dibër, nuk ka përsëritje zgjedhjesh

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit zgjedhor për qarkun e Dibrës. PD kërkoi rrëzimin e tabelës përfundimtare...

Lajme të tjera

Web TV