Integrimi/ Balla: Tryeza e parë ndërqeveritare të hënën ose të martën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, në përfundim të takimit me deputetin e Bundestagut gjerman, Adis Ahmetoviç, u shpreh optimist se javën e ardhshme do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare. Mbështetje për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut shprehu edhe Ahmetoviç, i cili nesër udhëton drejt Shkupit pikërisht në ditën kur Kuvendi i Maqedonisë së Veriut vendos për pranimin apo refuzimin e propozimit francez.

“Në ndërtesën e Komisionit Europianë në Berlyamond janë gati që të hënën ose të martën të mbahet konferenca e parë ndërqveritare. Thirrja ime është plani francez të plotësohet gjatë kësaj jave, në mënyrë që të ketë mundësi që edhe Maqedonia e Veriut të mbaj konferencën e parë ndërqeveritare. Pjekuria politike e çdo deputeti të parlamentit të RMV duhet të tejkalojë axhendat politike të krahut ku bëjnë pjesë”, tha Balla.

“Ne si qeveri e re e shohim Shqipërinë, si anëtar të BE. Para 3 javësh patëm një konferencë, duhet ta them që jam edhe vetë kritik. Kishim një shans historik t’i jepnim Kosovës liberalizimin e vizave dhe të ndihmonim Shqipërinë e RMV në rrugën e integrimit. Do punojmë që javën e ardhshme që Shqipëria të nisë negociatat. Keni edhe mbështetjen time personale për integrimin dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, u shpreh Ahmetovicc.

 

Të fundit

113 vite më parë ”Titanic”-u nisi udhëtimin e parë dhe të fundit

Më 10 prill 1912, ”Titanic”-u u nis nga Southampton, pak pas mesditës, duke nisur zyrtarisht udhëtimin e tij të...

Çifti Michelle – Barack Obama u përfolën për divorc, por si qëndron e vërteta?

Michelle Obama duket se prej kohësh është në qendër të thashethemeve që s’kanë as kokë e as bisht, por në fund të ditës, e...

FSHF i mbyll stadiumin Vlorës, ja çfarë ndëshkimi u mor për Tiranën pas fitores në derbi

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF ka dhënë disa vendime pas incidenteve në ndeshjet e javës së kaluar. Vendimet e plota: KF Tirana, për sjellje...

Fushatë me paga, pensione e taksa/ Sa realiste janë premtimet e dy forcave kryesore ?

Programe realiste e jo premtime elektorale, paqe fiskale apo zbritje e taksave dhe mbështetje e shtresave në nevojë. 2 forcat politike vetëm pak javë para...

Kodrinat misterioze 2000-vjeçare të Amerikës

Nga Brandon Withrow - BBC/ Të ndërtuara nga një qytetërim misterioz që nuk la pas asnjë të dhënë të shkruar, këto struktura gjigante janë tani...

Lajme të tjera

Web TV