Raheem Sterling poston lamtumirën me Man City teksa konfirmon transferimin tek Chelsea

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Raheem Sterling ka postuar një lamtumirë emocionale me Manchester Cityn teksa përgatitet t’i bashkohet Chelseat në një transferim prej 50 milionë funtesh.

Sterling , 27 vjeç, ra dakord për kushtet personale me Blutë javën e kaluar dhe do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare në Stamford Bridge, me opsionin e 12 muajve të tjerë. Ai tani ka shpërndarë një video tre-minutëshe në rrjetet sociale duke dokumentuar momentet kryesore të tij në Etihad.
Ai shtoi një mbishkrim të gjatë, duke thënë: “Shtatë sezone, njëmbëdhjetë trofe dhe një jetë kujtimesh”.

“Për stafin stërvitor që ka luajtur një rol të madh në zhvillimin tim gjatë viteve, për shokët e mi të skuadrës që janë bërë më shumë se ata me të cilët ndaj fushës, për stafin e dhomës së pasme, për stafin e zyrës, për tifozët që kanë na kanë mbështetur pa u lodhur dhe për të gjithë të përfshirë në Manchester City, respekti im për ju nuk mund të ishte më i madh”.

“Çfarë udhëtimi ka qenë”
Tumblr
“Jam mirënjohës për uljet dhe ngritjet. Pasi janë rëniet ato që kanë testuar forcën dhe vendosmërinë time dhe më kanë mundësuar të qëndroj këtu para jush si versioni më i mirë i mundshëm i vetes. Kam mbërritur në Manchester si një 20-vjeçar dhe sot po largohem si burrë. Faleminderit për mbështetjen tuaj të pafund. Ka qenë nder të vesh fanellën e Manchester Cityt”.

Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel ishte i etur për të përfunduar marrëveshjen në kohë për ti rezervuar Sterling një biletë në fluturimin parasezonal të së shtunës për në Los Angeles.

Chelsea Transfer News: Raheem Sterling Makes Thomas Tuchel Request Ahead Of  Potential Stamford Bridge Switch

Të fundit

1870 – Franca i shpall luftë Prusisë, nis përplasja Franko-Prusiane

Më 19 korrik 1870, Perandoria Franceze nën Napoleonin III i shpalli luftë Mbretërisë së Prusisë, duke nisur një nga...

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet, dhe organizmi nuk mund ta...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Lajme të tjera

Web TV