Harta gjyqësore/ Debate pa një zgjidhje, avokatët vijojnë grevën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka deklaruar në Komisionin e Ligjeve se godinat ekzistuese të gjykatave nuk do të mbyllen edhe pas vënies në zbatim të hartës së re gjyqësore. Ndërsa debate të forta ka pasur mbi protestën e avokatëve, të cilët prej më shumë se dy javësh kanë bojkotuar gjyqet, për shkak të mbylljes së disa gjykatave të Apelit në rrethe.

Dje u mbajt një seancë dëgjimore për hartën e re gjyqësore. Kryetari i Dhomës së Avokatëve, Maks Haxhia tha se duhet të pezullohet procesi deri sa të finalizohet reforma territoriale. Nga ana tjetër, deputeti i PD-së, Gazment Bardhi theksoi se KLGJ duhet t’i bindë që nuk është një vendim i kryeministrit Edi Rama. Kjo deklaratë e tij vjen pas reagimit të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se bojkoti nuk ka vlerë dhe se harta nuk ka për të ndryshuar. Në përgjigje të Bardhit, kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami tha se harta e re gjyqësore është produkt i grupit të punës. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë me dije se shumë shpejt disa seanca gjyqësore do të zhvillohen online. Ai tha se nisur nga stoku i dosjeve në gjykata, kanë marrë eksperienca nga vendet europiane që palët t’i drejtohen seancave gjyqësore pa qenë të pranishëm fizikisht. “Stoku është problem. Marrim kontakte për ditë me kolegë në Europë. Edhe në vende të BE ka probleme me stokun. I kanë paraprirë stokut përmes mekanizmave ligjore me drejtësi alternative. Modeli italian, gjykata e Firenzes, me 35% e ka lehtësuar ishte ndërmjetësimi. Këtu në këtë parlament është votuar, por nuk i kemi dhënë shtysën e duhur. Të shohim edhe drejtësinë alternative por edhe përmirësim, ndërhyrjet e duhura në kode. Shumë vende po na japin eksperiencën e drejtësisë digjitale. Në një të ardhme shumë të afërt palët jo domosdoshmërish do shkojnë në gjykatë se do iu jepen mundësi që ti drejtohen gjykatës pa qenë të pranishëm”, tha Manja. Ai deklaroi se do të vazhdojnë të jepen shërbimet e sekretarisë dhe dorëzimet e padisë në këto godina ndërsa shtoi se degët janë përgjegjësi e KLGJ. “Dua të sjell në vëmendje që në gjykatat mëmë nuk do të mbyllim asnjë nga godinat e ekzistuese. Do të japim shërbimet e sekretarisë. Edhe dorëzimi i padive do të bëhet në godinat ekzistuese. Degët janë përgjegjësi e KLGJ. Ne si ministri drejtësie kemi përgjegjësi të përgjigjemi me logjistikën e duhur. Në funksion të kësaj ideje që sapo sqaroi edhe kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor”, deklaroi Manja. Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia ka pasur një përplasje me deputetët e maxhorancës. Ermoenla Felaj i tha se nuk kanë pasur dy avokatët në KLGJI, por Haxhiaj i tha se nuk kanë marrë pjesë në Komisionin e Ligjeve për të dhënë llogari për bojkotin që po bëjnë për të kundërshtuar hartën e re gjyqësore. Maks Haxhiaj tha se: “E para, ne s’kemi ardhur të japim llogari për qëndrimin tonë për bojkot. Kam qenë anëtar i komisionit për Reformën në Drejtësi. Kam kundërshtuar me forcë, që dy anëtarët e KLGJ nga avokatia të bëheshin me short, gogla. Ne kërkuam t’i zgjidhnim ne. Por mënyra e zgjedhjes me gogla, ato s’janë përfaqësues tonët. Ne ku ta gjenim që të përcillej zëri i dhomës! Nuk i kemi propozuar, s’japin asnjë llogari te dhoma e avokatëve”. Ai tha se largësia e dëmton punën e tyre, duke e shprehur edhe me sarkazëm ilustrimin e rastit. Ai tha se nëse një grua rrihet në Frashër të Përmetit duhen 6 orë që të mbërrihet në vend dhe deri atëherë ai tha se asaj mund t’i ketë ikur inati për të denoncuar dhunuesit. Ai deklaroi se nuk beson se qeveria e ka seriozisht tryezën për konsultim pasi është bërë publik qëndrimi se vendimi është marrë. Ndërsa drejtuesja e komisonit Kloditlda Bushka tha se: “S’iu kemi marrë për t’iu kërkuar llogari, se ju llogarinë e jepni në vend tjetër, jeni jurist e njihni ligjin, Ka organe se ku jepet llogaria. Nuk është Kuvendi që iu kërkon llogari”, tha ajo. Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami i është përgjigjur pyetjes së ngritur nga deputeti demokrat Gazment Bardhi, nëse ky vendimi për hartën e re gjyqësore është përfundimtar. Llagami e pohoi, duke thënë se ky vendim është përfundimtar dhe pasi e hartuan ia kaluan Ministrisë së Drejtësisë. “Vendimi është përfundimtar apo është i hapur për grupet e interesi? Nuk jemi këtu për të mbuluar gropat e krijuara nga gropat e lëna bosh nga reforma në drejtësi? Nëse kryetarja e KLGJ thotë ne e kemi mbyllur këtë çështje, për çfarë e diskutojmë këtë? Shqetësimet që janë ngritur nga komisioni i ligjeve, nga grupet e interesit, a kanë rëndësi? Apo thjesht po prisni që Ministria e Financave për fondin, Ministrisë së Drejtësisë për firmën dhe Këshillit të Ministrave për vendimin final?”, tha Bardhi, ndërsa Llagami tha se: “Materiali iu propozua mbledhjes plenare ky është qëndrimi përfundimtar i KLGJ që ia çoi Ministrisë së Drejtësisë”. Por Bardhi nuk ndali me përgjigjen e saj, duke thënë se dëmi për këtë hartë të re i është faturuar qytetarëve. “Ky diskutim është thjesht për të sqaruar qytetarët mbi dëmet që do iu shkaktohen nga harta gjyqësore. Sipas raportit që ne kemi para, periudha apo të dhënat që janë marrë në analizë për të dalë në konkluzione përfshin vitin 2016-2020. Periudha më e keqe që po kalon sistemi i drejtësisë nga pikëpamja e eficencës, të projektosh organizmin e sistemit të drejtësisë bazuar kur është i destabilizuar, do të thotë të destabilizosh”, tha ai.

Të fundit

A mund të mbyllet përfundimisht TikTok-u në Shqipëri? Eksperti tregon vështirësitë

Eksperti i IT, Besmir Semanaj, përmes një postimi në rrjetet sociale sqaron 6 mënyrat që mund të aplikojë Qeveria...

Stuhia trazon detin Adriatik, përplasen dy tragete në Portin e Durrësit

Dy tragete janë përplasur në portin e Durrësit. Shkak i incidentit është bërë moti i keq. Nga të dhënat e para raportohen vetëm dëme materiale, ndërkohë...

Mosbindja civile, 5 pikat që priten të bllokohen nga protestuesit

Partia Demokratike në kuadër të aksionit të mosbindjes civile zhvillon pasditen e sotme protestën e rradhës, e cila do të shtrihet në 5 pika...

Liberalizimi i tregut të energjisë, plani përfundon plotësisht në vitin 2025

Tregu i energjisë elektrike do të liberalizohet plotësisht në vitin 2025.Qeveria ka hedhur për konsultim planin Kombëtar për Energjinë dhe Klimën” ku është parashikuar...

Moti i keq përfshin vendin: Alarm në Vlorë, probleme me dëborën në Veri

Situatë alarmante në Vlorë, ku gjatë gjithë ditës nuk lejohet dalja në det e anijeve të peshkimit dhe atyre të tonazhit të ulët si...

Lajme të tjera

Web TV