Varhelyi: Po ndërtoni Shqipërinë për brezin e ardhshëm! Shpresoj se do ketë lajme për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Komisioneri për Zgjerimit, Oliver Varhelyi ka folur për bypassin e Vlorës duke thënë se vijon të befasohet nga rrugët sa herë vjen në Shqipëri për shkak të investimeve që bëhen në infrastrukturë. Sipas tij, qeveria po ndërton Shqipërinë për brezin e ardhshëm ndërsa shton se në këto rrugë do të shihen automjete të rënda që do të lehtësojnë tregtinë, gjë që do të ndikojë edhe në ekonomi.”Së pari, është vërtetë kënaqësi që rikthehem në Shqipëri pasi është një vend që vijon të më befasojë. Me pak fjalë, ju po ndërtoni Shqipërinë për brezin tuaj të ardhshëm. Brezat e mëparshëm nuk kanë dhënë rezultatet që duhet të jepnin për atë që ka nevojë shoqëria moderne. Nuk ka ekonomi e shoqëri pa rrugë për tregtinë, pa rrugë të cilat lehtësojnë tregtinë dhe për këtë arsye kemi qenë tejet të qartë që prej fillimit.

E di që kemi bërë gjithë këtë punë gjatë gjithë kësaj kohe por kemi bërë shtysën e fundit. Më parë janë dashur orë për të bërë 20 km rreth qytetit ndërsa tani, ajo gjë i mbetet historisë se në këto rrugë do shohim shumë maune, automjete të rënda.

Për ne, ndërlidhja me njëri-tjetrin vijon të jetë një nga cështjet më të rëndësishme. E di nga përvoja e Hungarisë se cfarë ndryshimi është kur ke muindësi të lidhesh me tjetrin. Jam shumë krenar për BERZH-in që kanë bërë këtë të mundur. Pa partnerët tanë, kjo nuk do të ishte e mundur. Kjo është punë e cila është bërë për qytetarët, për bizneset. Kjo tregon dhe vlerën e madhe të planit të investimeve dhe të përshpejtojmë punën”, tha Varhelyi.

Lexo edhe :  Rama ndan videon: Kartolinë pamjesh të kaprojve nga parqet tona kombëtare

Sa i përket Konferencës së Parë Ndërqeveritare, Varhelyi tha se është shpresëplotë që të ketë lajme të mira në ditët në vijim.

“Më lejoni të inkurajoj Shqipërinë që të përshpejtojë punën edhe në fushën e integrimit. Shqipëria është gati për të filluar negociatat me Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Jam shpresëplotë që në ditët në vijim do të kemi lajme të mira”, tha Varhelyi.

Të fundit

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë...

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos, mbi një ishull të vogël...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Lajme të tjera

Web TV