Tentoi të vetëva*rej në qelinë e paraburgimit, 27-vjeçari ishte arrestuar para 24 orësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që është parandaluar në Komisariatin e policisë së Korçës, ku 27-vjeçari Antuanel Mila tentoi t’i jepte fund jetës duke u vetë varur me batanijen në qelinë e tij.

Mësohet se i riu ishte ndaluar nga policia një ditë më parë në Pogradec, pasi po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve u kishte marrë një shpërblim prej 1100 euro secilit dhe u kishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së.

NJOFTIMI I POLICISË PËR NGJARJEN PARAPRAKE:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri 182”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 27 vjeç dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. N., 16 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

 

 

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin A. M., në dalje të qytetit të Pogradecit, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, me të cilin kishin dyshime se po transportonte emigrantë të paligjshëm.

Pas shenjës për ndalim nga punonjësit e Policisë, shtetasi A. M. nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit dhe bënë të mundur ndalimin e tij në fshatin Piskupat, Pogradec, në momentin kur drejtuesi tentoi të braktiste mjetin. Nga kontrolli i ushtruar në automjet u gjetën shtetasi E. N., i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtori i shtetasit A. M., në transportimin e 4 emigrantëve të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 1100 euro secilit, iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së.

Të fundit

Vlorës, flakët djegin zonën e mbrojtur! Helikopterë e zjarrfikëse në terren

Situata në Akërni të Vlorës vijon të paraqitet alarmante që prej ditës së djeshme ku një vatër zjarri shpërtheu...

Lapaj humbi mandatin, por ka zyrtarisht partinë e tretë më të madhe në vend

KQZ ka finalizuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit ndërsa në faqen zyrtare është publikuar edhe lista e deputetëve. Rezultatet pritet të...

Zv.kancelari gjerman: Mbështetja jonë për Ukrainën nuk lëkundet

Për herë të parë si zëvendëskancelar i Gjermanisë dhe Ministër i Financave, Lars Klingbeil udhëtoi për në Ukrainë. Në Kiev, ai premtoi se Gjermania...

KQZ shpall listën e deputetëve të zgjedhur sipas qarqeve

KQZ ka finalizuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit ndërsa në faqen zyrtare është publikuar edhe lista e deputetëve. Rezultatet pritet të...

Spartak Ngjela: Berisha vijon të mos i njohë zgjedhjet, edhe pse i ka humbur

Berisha vijon të mos i njohë zgjedhjet; edhe pse i ka humbur shumë thellë zgjedhjet e majit të këtij viti me Partinë Demokratike. Dhe Saliu...

Lajme të tjera

Web TV