Dhunuan një person në dhomën e sigurisë, pezullohen 3 efektivët e ‘Shqiponjave’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë pezulluar nga detyra 3 efektivë të forcave “Shqiponja”, Blerta Gjergji, Harrun Hysenaj dhe Rezart Hajdaraj, pasi nga hetimet ka rezultuar se ata kanë ushtruar dhunë ndaj një personi me iniciale A.K., kur është shoqëruar me datë 06.11.2021 në dhomat e sigurisë. Personi ndaj të cilit është ushtruar dhunë, A.K., ka bërë një kallëzim ndaj këtyre 3 efektivëve.

Nisur nga kjo, Drejtoria e Policisë së Durrësit nisi hetimet dhe nga këqyrja e pamjeve, në ambientet e dhomave të sigurisë, rezultoi se në datë 06.11.2021, pikërisht gjatë kohës që ky person ka qëndruar në dhomat e sigurisë, 3 efektivët kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Si rezultat, ndaj këtyre efektivëve u vendos pezullimi plotësisht nga ushtrimi i detyrës me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Efektivët e pezulluar nga detyra janë përkatësisht:

– Inspektore Blerta Gjergji, me detyrë Trupë Shërbimi në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Durrës.

– Inspektor Harrun Hysenaj , me detyrë Trupë Shërbimi në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Durrës

– Inspektor Rezart Hajdaraj, me detyrë Trupë Shërbimi në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Durrës.

Të fundit

Pavarësisht përpjekjeve, në Patos digjen 4 hektarë me pisha

Rreth 4 hektarë pyll me pisha janë djegur brenda pak orëve në Gjinoqarë të Patosit. Sipas kryeplakut Nuri Gllava, masivi...

Rrëzohet helikopteri, humbin jetën dy ministra

Një helikopter ushtarak u rrëzua në rajonin Ashanti të Ganës jugore të dielën dhe si pasojë e aksidentit ajror mbetën të vdekur tetë personat...

Trump flet me Zelenskyn pas takimit Putin-Witkoff

Si Axios ashtu edhe Reuters raportojnë se presidenti amerikan Donald Trump po flet tani me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Reuters po transmeton një citat me...

Igli Tare kërkon lojtarin e Shqipërisë për te Milani!

Milan ka zyrtarizuar transferimin e Ardon Jasharit nga Club Brugge për 39 milionë euro, bashkë me bonuset. Por, Ardon Jashari ndoshta nuk do jetë...

Skandali me fondet e BE-së, Mitsotakis bllokon hetimet

Një skandal i përmasave të mëdha po trondit politikën greke, pasi dyshohet se qindra miliona euro nga fondet e Bashkimit Evropian për bujqësinë janë...

Lajme të tjera

Web TV