‘Do ta vr*isja Putinin me duart e mia!’/ Thyen heshtjen britaniku që tradhtoi gruan me…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur ai la gruan pë refugjaten vetëm 10 ditë pasi ajo shkeli në shtëpinë e tyre, lajmi bëri bujë.

Tony Garnett ra në dashuri me 22-vjeçaren ukrainase, ndërkohë që partnerja e tij Lorna akuzoi vajzën e re se kishte “joshur” partnerin e saj.

Sofiia Karkadym mbërriti në shtëpinë e çiftit në 4 maj ndërkohë që i largohej luftimeve që ndodhnin në qytetin e saj të Lvivit.

Ngjarja u pa me dyshim për pasojat që mund të kishte në mendësitë e qytetarëve perëndimor në ndihmën për strehim që jepnin për refugjatët që I largoheshin luftës.

Pas më shumë se dy muajsh, Tony baba i dy fëmijëve, ka thyer heshtjen. Ai është shprehur se nëse do të kishte mundësi do të vriste presidentin rus Vladimir Putin, i cili nisi edhe agresionin në Ukrainë.

Në një reagim për DailyStar, 29-vjeçari tha se nëse do të kishte mundësi t’i dërgonte një mesazh liderit rus, do t’i thoshte se do të përfundonte në ferr për gjithçka që ka bërë.

“Nëse do të kisha një mundësi, do ta vrisja Putinin me duart e mia. Nuk di se si po munden njerëzit të përballojnë gjithçka që ka ndodhur. Nëse do të mundesha t’i dërgoja një mesazh presidentit rus, nuk do të prisja t’i nisja një letër. Thjeshtë do t’i thosha se do të shkojë në ferr për gjithçka që ka bërë”, u shpreh ai.

I riu i cili tashmë ka plane për të krijuar një jetë të re me ukrainasen tha se lufta ishte një masakër.

“Atë që ai quan një operacion special, për mua është një masakër. Ai po vret fëmijë, po shkatërron shkolla dhe spitale. Mendoj se Putini është i vjetër dhe i moshuar dhe diçka nuk shkon më me të.

Lexo edhe :  "Ndoshta një ditë..." Presidenti i ardhshëm i SHBA do jetë i biri i Donald Trump?

Nëse do të isha ulur përballë një tavoline me Putinin, as nuk e di se çfarë do të thosha. Do ta godisja me grusht. Unë jam britanik, por jam i neveritur nga përgjigja që i është dhënë nga ne Putinit. Nëse e lëmë që kjo të vijojë të ndodhë,është vetëm çështje kohe para se të kthehet në Luftën e Tretë Botërore.

Mjaft është mjaft. Ka kaluar shumë kohë. Jo vetëm ushtarët britanikë, ne duhet ta bashkojmë botën dhe të themi mjaft. Kjo luftë duhet të marrë fund”, u shpreh ai.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV