Maqedonia votoi propozimin francez/ Reagimet e para nga BE: Ju presim me Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maqedonia e Veriut ka miratuar sot në Kuvend propozimin francez për të diskutuar me Bullgarinë për çështjet e hapura mes dy vendeve. Prej dy vitesh, Tirana dhe Shkupi mbaheshin peng në rrugën e anëtarësimit për shkak të vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut.

Reagimi i parë nga Bashkimi Europian ka ardhur pak minuta më parë. Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian që ishte dhe vetë në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut dy ditë më parë për këtë temë. Ajo e quan votimin sot një mundësi historike.

“Urime Maqedonisë së Veriut për votimin që tani hap rrugën për hapjen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit. Ishte një mundësi historike. Dhe ju e kapët atë. Një hap i madh në rrugën tuaj drejt një të ardhmeje evropiane. E ardhmja juaj”, shkruan Von der Leyen.

Pak më parë, ka reaguar dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, shkruan newsbomb.al. Ai thotë se votimi i sotëm në Shkup shpejton rrugën e anëtarësimit në Bashkimit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“E mirëpres votën e parlamentit maqedonas që hap rrugën për konferencat e para të anëtarësimit të Bashkimit Evropian me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne ju duam si anëtarë të Bashkimit Evropian dhe do të jemi pranë jush gjatë gjithë rrugës”, shkruan Scholz.

Edhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi, thotë se vendimi i marrë nga Parlamenti në Shkup është një mandat i qartë për qeverinë për të filluar Konferencën e Parë Ndërqeveritare bazuar në propozimin francez. Ai konfirmon se të hënë në Bruksel priten Tirana dhe Shkupi.

“Mirëpres rezultatin e votimit të sotëm pas ditëve të fundit diskutimeve në Parlament duke dhënë një mandat të qartë për qeverinë për të filluar Konferencën e Parë Ndërqeveritare bazuar në propozimin francez. Mezi presim hapjen e negociatave të anëtarësimit, ndërsa të martën takohemi në Bruksel për Konferencën e Parë Ndërqeveritare”, shkruan komisioneri Varhelyi.

Lexo edhe :  ‘Do shkrij SPAK’, Berisha nuk tërhiqet: S’do ketë prokurori politike

Edhe shefi i Politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell ka përshëndetur votimin e propozimit francez. Ai thotë se ky është një hap vendimtar në rrugën drejt BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Në Maqedoninë e Veriut, Parlamenti ka votuar. Në favor të hapjes së negociatave për anëtarësim, në favor të së ardhmes sonë të përbashkët evropiane. Një hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në momentet kur ne duhet të qëndrojmë së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta”, shkruan Borell.

Të fundit

Norvegji/ U goditën nga orteku, një i vdekur dhe një i plagosur

Një shtetas britanik ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pasi u goditën nga një ortek. Ngjarja ka...

Rritet numri i rasteve me fruth në SHBA! Autoritetet konfirmojnë dy viktima

Numri i viktimave nga epidemia e fruthit në Teksas dhe Nju Meksiko të SHBA-ve ka shkuar në dy, konfirmoi sot sekretari amerikan i shëndetësisë...

Pakënaqësia në punë, faktorët nxitës

Fatkeqësisht, kushtet që nxisin pakënaqësi në punë janë konkrete, ato janë aty dhe jo gjithmonë dimë si të reagojmë në kohë. Nga ana tjetër,...

Marsi dikur kishte oqeane, plazhe ‘të stilit të pushimeve’

Të dhënat nëntokësore nga Marsi sugjerojnë se planeti mund të ketë pasur dikur oqeane dhe plazhe të ngjashme me ato të Tokës, sipas një...

E ftohura mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak, ja çfarë të bëni

Ngritja e nivelit të sheqerit në gjak nuk ndodh vetëm pas ngrënies së një vakti të pasur me karbohidrate apo sheqerna. Ka shumë arsye të...

Lajme të tjera

Web TV