Nëntë vite pas daljes nga burgu, Rafael Caro-Quintero i cilësuar bosi i drogës në Meksikë dhe i njohur me pseudonimin Narco de Narcos, u arrestua sërish. Ai u gjet i fshehur në një shkurre dhe me vete kishte një shishe ujë.
Edhe pse Quintero nuk është më një figurë kryesore në trafikun ndërkombëtar të drogës, arrestimi i tij simolikisht është cilësuar i rëndësishëm. Mediat e huaja me tituj bombardues, japin detaje se si forcat operacionale e kapën në një shkurre. Në fakt Rafael Caro Quintero që kur dol nga burgu, bënte jetë të zakonshme, pa asnjë privilegj të emrit që mbante kohën kur vrau agjentin e DEA-s. “BBC” raporton se ka rënë në pranga “ bosi” i drogës, Rafael Caro Quintero, i cili është kapur në shtetin perëndimor të Sinaloa të Meksikës, thotë marina meksikane. Sipas marinës amerikane, Quintero u kap i fshehur mes shkurreve pas ndihmës së një qeni të stërvitur posaçërisht për aksione të tilla.
Quintero akuzohej për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e një agjenti të njësisë anti-drogë në SHBA në vitin 1985. SHBA tha se do të kërkonte ekstradimin e menjëhershëm të Quintero dhe arrestimin e tij e shohin si arritje të madhe. Quintero ishte një nga tre anëtarët themelues të Kartelit të fuqishëm të Guadalajara. Ai kaloi 28 vjet në burg për vrasjen e ish-agjentit të Administratës Amerikane (DEA), Enrique Camarena. Vrasja tensionoi marrëdhënie SHBA-Meksikë në atë kohë dhe më vonë u shfaq në serialin Netflix Narcos: Mexico.
Në vitin 2013, një gjykatë në Meksikë shkurtoi dënimin 40-vjeçar të Quintero dhe e liroi atë. Vendimi u rrëzua më vonë nga gjykata supreme e vendit, por Quintero tashmë ishte larguar duke ikur nga sytë e autoriteteve. Për zyrtarët amerikanë ai u kthye shpejt në trafikun e drogës dhe pse tashmë jo në pozicione.