Vendi është tronditur mesditën e së dielës nga një atentat te mbikalimi i Fushë–Krujës. Atentati i mirëorganizuar iu mori jetën tre personave: Brilant Martinaj, Diklen Vataj dhe Besmir Hoxhaj. Brilant Martinaj nuk është emër i panjohur për policinë pasi ai rezultonte në kërkim për vrasjen e efektivit të FNSH-ve Xhulio Prela, por edhe një tjetër ish-efektivi të uniformave blu, 60-vjeçarit Xhelal Reçi.
Ndaj kësaj vrasje të trefishtë ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës, Elda Hoti. Deputetja shkruan në profilin e saj të Facebook-ut se është e shokuar nga ky lajm i zi, që ka rënë në të gjithë Fushë-Kuqen. Hoti shprehet se ky është një atentat mafioz dhe iu shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave.
Brilant Martinaj ishte nga fshati Fushë-Kuqe, të cilit i referohet deputetja e PD-së në status.