“AMBASADORËT AMERIKANË NË SHQIPËRI”/ Publikohet libri më i ri nga Roland Qafoku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari dhe moderatori i njohur Roland Qafoku ka botuar librin e tij më të ri “AMBASADORËT AMERIKANË NË SHQIPËRI (1922-2022), që përkon edhe me 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë.

Cilët janë diplomatët amerikanë që drejtuan ambasadën amerikane në Tiranë që nga 28 korriku i vitit 1922, e deri më sot. Komisionerë, shefa misioni, ministra, ambasadorë, të dërguar të jashtëzakonshëm dhe të ngarkuar me punë.

Historia e 22 diplomatëve që drejtuan ambasadën amerikane në Tiranë përgjatë një shekulli. Nga Komisioneri Maxwell Blake, te Ambasadorja Yuri Kim. Për herë të parë zbulohen se kush ishin ata që e përfaqësuan SHBA në Shqipëri në 100 vjet. Kush i emëroi? Çfarë statusi kishin? Sa qëndruan në detyrë? Për çfarë mbahen mend? Cilat ishin raportet me drejtuesit e shtetit shqiptar? Ngjarjet që u angazhuan dhe qendrimet që mbajtën?

Dokumente, dëshmi, fotografi dhe rrëfime që vijnë për herë të parë të zbuluara në: Arkivi i Departamentit të Shtetit, Libraria e Kongresit, arkivi i disa universiteteve amerikane, gazeta dhe revista amerikane, Arkivi Qendror i Shtetit Shqiptar, Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, arkivi personal, gazeta dhe revista shqiptare si dhe intervsta të posaçme për këtë libër. Këto dhe shumë të tjera do ti gjeni shumë më të specifikuara brenda këtij botimi.

Daljen ne treg të librit më të ri e njoftoi z. Qafoku me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

“Miq të dashur! Pas shumë vitesh punë, sapo doli nga botimi libri im AMBASADORËT AMERIKANË NË SHQIPËRI (1922-2022), botuar nga shtëpia botuese “ONUFRI”. Pas 10 ditësh, më 28 korrik, mbushen fiks 100 vjet nga vendosja e marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë dhe unë jam shumë i gëzuar që këtë libër arrita ta nxjerr pikërisht pak ditë përpara këtij 100 vjetori. Janë 22 diplomatë amerikanë që përgjatë një shekulli duke qenë në detyrën si komisionerë, shefa misioni, ministra, ambasadorë, të dërguar të jashtëzakonshëm dhe të ngarkuar me punë në Tiranë, kanë shkruar historinë e këtyre marrëdhënieve. Janë historitë e secilit prej atyre se çfarë kanë bërë nga puna gjatë drejtimit të legatës apo ambasadës. Histori shtetërore dhe personale, detaje të jetës por edhe lidhja me Shqipërinë që duke u ndërthur bashkë përbëjnë edhe mozaikun e këtyre marrëdhënievce.

Lexo edhe :  E reja u mbajt e mbyllur në apartamentin në Astir/ Policia arreston një prej 5 djemve

Të gjitha këto janë të mbështetura në arkivat amerikane të Departamentit të Shtetit, të Librarisë së Kongresit, të bibliotekave të disa universiteteve amerikane, të gazetave më të rëndësishme të kohës, Arkivit Qendror të Shtetit Shqiptar, Arkivit të Ministrisë së Jashtme, arkivit të disa institucioneve të tjera si dhe arkivit tim personal. Janë 1029 footnote-a si referencë në këtë libër, nga të cilat shumica janë burime që vijnë për herë të parë. Për secilin prej këtyre 22 diplomatëve mund të kisha shkruar një libër më vete, por unë i kam përmbledhur në një në formë dokumentare dhe narrative dhe shpresoj dhe uroj pikërisht kjo ti pëlqejë lexuesit.

Kam shumë falenderime për të bërë dhe në një dedikim të posaçëm i kam bërë në libër shpresoj për të gjithë. Por sot nuk mund të rri pa përmendur disa. Së pari, kam një falënderim për zonjën Suzana Adili që bëri të mundur botimin e librit. Një libër që unë ia kam dedikuar një njeriu special, por që fatkeqësisht nuk jeton më, mikut tim Ilir Adili. Iliri na shikon nga lart dhe jam i sigurtë që gëzohet siç gëzohej kur ishte mes nesh për librat. Falënderoj Shtëpinë Botuese “Onufri” që nuk e uli asnjëherë stekën e cilësisë së botimit dhe të redaktimit të librit, specifikisht botuesin dhe mikun e lashtë Bujar Hudhri. Falënderoj akademikun Artan Fuga për parathënien e shkruar në të cilën ka bërë shumë vlerësime, por përpara saj edhe vërejtje që më kanë shërbyer pa masë për librin. Kam një falënderim për të gjithë ata miq, studiues, kolegë, shqiptarë dhe të huaj që më kanë dhënë qoftë edhe një ndihmë të vogël dhe që besoj e kanë emrin në dedikimin tim në faqet e librit. Uroj që libri tju pëlqejë!”, shkruan Roland Qafoku.

Të fundit

Të përndjekurit politikë, mashtrimet e Berishës në 34 vjet

Qysh në vitet e para të pluralizmit, Berisha i përdori ish-të përndjekurit politik për t'i hedhur më pas si...

Kongresi Ballkanik për herë të parë në Tiranë, Anxhaku: Zhvillim i madh për çiklizmin

Për dy ditë më radhë Tirana priti për herë të parë Kongresin e Unionit Ballkanik të Çiklizmit, një event që solli në vendin tonë...

Një Donald Trump ndryshe

Agustin Palokaj Ka një paradoks në Evropë pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Këtë fitore e kanë shijuar ata që deri tani...

Studentët bllokojnë rrugët kryesore në Beograd, gatuajnë dhe luajnë futboll e volejboll

Në Beograd, studentët kanë nisur një bllokadë 24-orëshe në Autokomandë, e cila do të zgjasë deri nesër, më 28 janar, në orën 10:00. Në...

Nisin punimet për autostradën e re Elbasan-Rrogozhinë/ Balluku e pranishme

Elbasan-Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, është kantieri i radhës ku tashmë kanë nisur punimet për të ofruar një aks të ri rrugor, me kushte...

Lajme të tjera

Web TV