Noizy i vë kapak sherrit të bujshëm me Ledion Liçon: Dua të hapim një epokë të re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për herë të parë pas gjashtë vitesh, këngëtari Rigels Rajku hyri këtë të mërkurë në ambientet e Top Albania Radio, për të dhënë një intervistë ekskluzive në “Wake Up”.

Së pari, këngëtari foli për komentet e bëra ndaj Ledion Liços në vitin 2016, pasi u largua papritur nga Top Awards.

Ai tha se pajtimi me Ledion Liçon duhet të kishte ndodhur më shpejt, por nuk ka pasur kohë të reflektojë, ndërsa shton se “ndikon dhe mosha”.

“Të gjithë e dinë që Top Channel është nëna e shumë artistëve, skena e parë që kam shkelur ka qenë në Top Fest. Nuk do të merrem kush e ka fajin më, dua të hapim një epokë të re.

Mund të kishte ndodhur dhe më shpejt ky pajtim, po angazhimi i tepërt nuk më ka dhënë kohë as të reflektoj, udhëtimet e shpeshta jashtë shtetit. Mund të jem tre ditë në Shqipëri dhe më pas jam me koncerte jashtë shtetit.

Nuk kam pasur mundësi të flas me Ledionin, e kam menduar, nuk kam qenë asnjëherë kundër të pajtoheshim. Mund të ishte më ndryshe, por në nerva e sipër nuk e kontrollova dot veten”.

I pyetur për komentet homofobe ndaj Liços, Noizy sqaron se ishin deklarata të thëna në nerva e sipër.

“Nuk ka lidhje fare, ishte në nerva e sipër, nuk ka lidhje fare me homofobinë.

Mami më ka thënë të numëroj deri në 10 kur jam me nerva. Unë mundohem, do e vë në praktikë këtë gjë. Kur më del jashtë fjalës, unë tjetërsohem. Por ideja është që duhet të kesh durim, mos t’i kthehesh njerëzve kur je me nerva”.

Të fundit

Renis Dobra u vra për 10 mijë euro, aq sa vlente lënda narkotike e kapur nga policia

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u...

“Erion Veliaj financon Arlind Qorin”. Gazetari përplaset me aktivistin e Lëvizjes Bashkë

Një përplasje e fortë verbale ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Euronews Albania, mes gazetarit Flavio Qarri dhe përfaqësuesit të Lëvizjes Bashkë, Klodian...

Çfarë ndodhi në Ksamil? Historia qenka krejt tjetër!

Një tjetër version është duke qarkulluar mbi ngjarjen e ndodhur në Ksamil këtë të shtunë ku u dhunua shtetasi Albert Pashaj. Ndryshe nga sa u...

Ndryshon destinacioni për Granit Xhakën, ka dy opsione të reja

Fenerbahce ka intensifikuar përpjekjet për të siguruar shërbimet e Granit Xhakës, duke iu bashkuar garës së nisur nga Sunderland, Inter dhe Milan për nënshkrim...

Dhërmi, hoteli derdhte ujërat e zeza në përrua, procedohet administratorja

Rastet e ndotjes së ujrave dalin akoma më shumë në pah gjatë sezonit turistik. Prania e pushuesve dhe turistëve i jep më shumë “zë”...

Lajme të tjera

Web TV