“Shqipëria bëhet”, Rama apel Drejtësisë: Integrimi varet nga puna juaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama gjatë ceremonisë solemne të ngritjes së flamurit të BE-së përballë kryeministrisë, i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të japin kontributin e tyre në procesin e anëtarësimit. Në fjalën e tij, Rama theksoi se shpejtësia e anëtarësimit në BE varet edhe nga puna e tyre.

Rama: Dua tu them sot edhe përfaqësuesve të drejtësisë se shpejtësia e anëtarësimit në BE do të varet edhe nga puna e tyre. Mos ja mohoni fëmijëve tuaj Shqipërinë evropiane që meritojnë. Për sa kohë që unë jam këtu asnjë nuk do të ketë mburojë politike.

Kryeministri shprehu bindjen se Shqipëria bëhet dhe shqiptarët mund ta bëjnë. Çelja e negociatave është rrugëtimi i parë i historisë që të bëjmë shtetin e parë që meritojnë fëmijët tanë.

Rama: Thënë të gjitha këto më lejoni ta mbyll se jam shumë i vetëdijshëm që flamuri që do të ngremë solemnisht, barrën e vendos mbi qeverinë që unë drejtoj, të gjithë kanë kusuret dhe të metat e tyre, prandaj edhe më shumë se të gjithë të tjerët ne mund të jemi edhe problemi edhe zgjidhja. Na takon ne të jemi zgjidhja, pa harruar asnjë ditë se jemi ne që mbetemi problemi.

Shqipëria bëhet, ne shqiptarët e sotëm duhet dhe mund ta bëjmë Shqipërinë. Kjo kohë që na ra për hise mbi dheun tonë na dha një mundësi të artë që të tjerët nuk e patën, rrugëtimin në Bashkimin Evropian. I cili është një rrugëtim drejt lirisë dhe jo robërisë, drejt paqes jo drejt luftës.

 

Të fundit

Protesta pro palestineze në Londër, 474 të arrestuar!

Të paktën 474 persona janë arrestuar gjatë një proteste gjatë një demonstrate të "Veprimit për Palestinën" në Londër, një organizatë...

Rikthehet “avazi” i Kapshticës për emigrantët, radhë në kufirin grek

Si çdo vit tjetër, mesi muajit gusht sjell me mijëra emigrantë që jetojnë e punojnë në vendet fqinje në atdhe. Vetëm 5 ditët e fundit...

Samiti i 15 gushtit, pse Trump zgjodhi Alaskën për takimin me Putin? Ku interesat takohen

"Vendndodhja ka rëndësi", është një rregull i artë për agjentët e pasurive të paluajtshme. Duke zgjedhur Alaskën si vend për samitin e tij të...

7 anije të mbytura që bënë histori

1 - Essex, i fundosur nga... Moby Dick. "Koka e saj ishte gjysmë jashtë ujit, dhe kështu ajo erdhi drejt nesh dhe goditi përsëri...

Trump përfshihet në çështjen e Kosovës? Grenell zbulon planet: Do shkojmë hap pas hapi

Përfaqësuesi special i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka treguar për planet e shefit të tij për tu përfshirë në çështjen e Kosovës. Në një...

Lajme të tjera

Web TV