Zjarret në vend, ministria e Mbrojtjes: Janë vënë në kontroll 20 vatra,10 prej tyre…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zjarret në vend kanë prekur disa zona të vendit tonë gjatë këtyre muajve të fundit për shkak të temperaturave të larta. Flakët masive kanë prekur disa zona dhe kanë avancuar duke sjellë humbje të mëdha në toka e bujqësi. Sa i përket kësaj situate, zëvendës ministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici në një deklaratë ka bërë më dije bilancin e shuarjeve të zjarrit në 24 orët e fundit.

20 vatra zjarri janë vënë në kontroll nga të cilat 10 prej tyre kanë qenë problematike.

‘Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, gjatë 24 orëve të fundit janë vënë nën kontroll 20 vatra zjarri, ku 10 prej tyre kanë qenë më problematike.

Janë shuar dy vatrat në Qarkun e Vlorës, ajo në fshatin Qesarat dhe në kodrat me ullinj të Pusit të Mezinit në qarkun e Vlorës.

Në qarkun e Durrësit është neutralizuar vatra në “Makaresh”, zonën e Krastës, në fshatin Bizë për të cilën është luftuar prej dy ditësh, në varrezat e vjetra të Durrësit si dhe në Gjirin e Lalzit duke shmangur rreziqet për zonat e banuara.

Më e qetë është situata edhe në një vatër në fshatin Patin në Klos.

Është shuar një vatër e raportuar në Vorë në fshatin Marikaj dhe fshatin Dushk në bashkinë Lushnje.

Puna vijon prej orëve të para të mëngjesit në shpatin e malit në Balldren, ku tashmë kemi një situatë të normalizuar, në fshatin Shetaj në Durrës, në fshatin Lgjin në Orosh të Mirditës, ku është aktivzuar sërish një vatër si dhe në fshatin Lekbibaj në Tropojë.

Gjatë dy muajve të sezonit veror,Qershor-Korrik për shkak edhe të temperaturave të larta që kanë përfshirë të gjithë rajonin e Evropës, në të gjithë vendin janë shfaqur 220 vatra zjarri në 42 bashki të vendit.

Lexo edhe :  Tatimi i ri mbi pronën: Rritje për shtëpitë e dyta, lehtësim për të parën

Prefekturat të cilat kanë pasur numrin më të lartë të vatrave të zjarreve kanë qënë Fieri, Shkodra, Vlora dhe Tirana.

Në menaxhimin e situatave të zjarreve, gjatë kësaj periudhe janë angazhuar në total 3088 forca dhe 320 mjete nga: Forcat e Armatosura, forcat zjarrfikëse, policia e shtetit, forca vullnetare, trupa të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, shërbimit pyjor si dhe punonjës të pushtetit vendor.

Në dy operacione për shuarjen e zjarreve, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i është drejtuar Mekanizimit Evropian të Mbrojtjes Civile për ndihmë.

Të gjitha strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri.

U bëjmë thirrje qytetarëve të cilësojnë veten pjesë të mbrojtjes civile, të bëjnë kujdes dhe të raportojnë në kohë zjarret, në mënyrë që të parandalohet përhapja e tyre në sipërfaqe më të mëdha. Bashkëpunoni me pushtetin vendor, njoftoni sa më shpejt të mundeni zjarrfikësit! Zjarret e qëllimshme ose nga pakujdesia dënohen sipas ligjit.’- tha Bici.

Të fundit

Aktorja Ema Andrea nderohet me çmimin prestigjioz në Itali

Aktorja e njohur shqiptare, Ema Andrea, është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”, për interpretimin e...

Zjarr në Radhimë/ Digjen dy beach bare, rrezikohet nga flakët edhe një hotel

Një zjarr i madh është regjistruar pasditen e sotme në Radhimë. Mësohet se zjarri ka rënë në një subjekt plazhi. Zjarrfikëset kanë bërë me...

Tragjedia në Koçan! Ndërron jetë dhe një person, shkon në 62 numri i viktimave

Ministria e Shëndetësisë njofton se, sipas informatave nga Akademia Ushtarake Mjekësore në Beograd, sot paradite ka ndërruar jetë nga plagët e marra Stojançe Stefanov...

Nipërit e Agron Kapllanajt sulmuan agjentët e BKH, Prokuroria e Fierit nis hetim

Prokuroria e Fierit regjistron procedim penal ndaj dy personave, pas përplasjes së njerëzve të Agron Kapllanajt me hetuesin e BKH dhe policët në Fier...

Gjermania mesazh politikanëve shqiptarë: Njoftoni 10 ditë para për takimet me emigrantët

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me një note verbale të mbërritur nga qeveria gjermane, që...

Lajme të tjera

Web TV