Zyrtare, Paulo Dybala tek Roma: “Një privilegj të punoj me Mourinhon”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tani është zyrtare: Paulo Dybala është një lojtar i ri i Romës. Sulmuesi argjentinas u njoftua nga klubi verdhekuq pas nënshkrimit të kontratës trevjeçare me opsion për një sezon tjetër.

28-vjeçari argjentinas mbërrin tek klubi kryeqytetas pasi kaloi 7 sezonet e fundit në Juventus. Futbollisti ka nënshkruar një kontratë që e lidh atë me klubin deri më 30 qershor 2025.

“Ditët që më çuan në këtë nënshkrim ishin një kombinim i shumë emocioneve: vendosmëria dhe shpejtësia me të cilën Roma tregoi se donte që unë të bëhesha pjes e tyre ”, tha Dybala . “Po i bashkohem një ekipi në rritje, me një klub që vazhdon të vendosë themele gjithnjë e më të forta për të ardhmen dhe një trajner, José Mourinho, me të cilin është një privilegj të punosh. Si kundërshtar e admirova atmosferën e krijuar nga tifozët verdhekuq, mezi pres t’i përshëndes me fanellën e Romës”.

Dybala mbërriti në Itali në vitin 2012 te Palermo. Në vitin 2015 kaloi te Juventusi, klub me të cilin fitoi 5 herë kampionatin italian. Me 98 gola, Dybala është golashënuesi i gjashtë më i mirë argjentinas në historinë e Serie A.

“Pjesëmarrja e Dybala në projektin tonë dëshmon për besueshmërinë e Klubit dhe mirësinë e punës që po kryejmë të gjithë së bashku”, komentoi drejtori i përgjithshëm sportiv, Pinto . “Paulo është një futbollist i klasit botëror, ai ka fituar tituj dhe ka marrë njohje ndërkombëtare. Ai do të sjellë klasin e tij në Romë dhe jam i sigurt se me të do të jemi më të fortë dhe më konkurrues”.

Të fundit

Gjykata Themelore dënon me burgim Agim Çekun

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga një vit burgim secilin ish-kryeministrin...

Trump humb durimin me Putin: Marrëveshje ose do vendos tarifa 100% kundër Rusisë

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një sërë deklaratash të forta gjatë një takimi në Zyrën Ovale me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark...

Në gjendje të rëndë dhe e intubuar, 17-vjeçarja mbërrin te Spitali i Traumës

17-vjeçarja e cila u soll e plagosur nga familjarët në spitalin e Vlorës, ka mbërritur në spitalin e Traumës. Sipas burimeve, 17-vjeçarja është në gjendje...

Bardh Spahia: Trishtim dhe turp! Rama po ndëshkon Thethin pas 11 majit

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka komentuar në "News24" shembjet e ndërtimeve pa leje në Theth. Spahia tha se kemi të bëjmë me një...

Takimi me Bashkinë Tiranë, Rama ia lë mbledhjen në dorë Ballukut: Kam kritika

Tensioni duhet të jetë ndjerë në ajër në sallën e Hotel Tiranës, ku drejtues të Bashkisë së Tiranës ishin në përballjen e dytë me...

Lajme të tjera

Web TV