Kontroll për drogë në malësinë e Krujës/ Efektivi i FNSH bie nga shkëmbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është dëmtuar gjatë gjatë kontrolleve për drogë në malësinë e Krujës, ditën e sotme.

Sipas uniformave blu, është dëmtuar fizikisht inspektori Y. S., 47 vjeç, i cili ka rënë nga një terren shkëmbor dhe ka pësuar dëmtime të shumta fizike. Punonjësi i Policisë është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, për kontrolle janë angazhuar në total 220 punonjës policie, nga këta 100 punonjës të FNSH Tiranë, 120 punonjës të Policisë Krujë dhe strukturat operacionale të DVP Durrës, të cilët janë duke përdorur edhe 4 dronë.

Njoftimi i plotë:

Vijon kontrolli masiv i territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Në kontrollin në Malësinë e Krujës, në një terren shumë të vështirë malor, janë angazhuar në total 220 punonjës policie, nga këta 100 punonjës të FNSH Tiranë, 120 punonjës të Policisë Krujë dhe strukturat operacionale të DVP Durrës, të cilët janë duke përdorur edhe 4 dronë.

Gjatë kontrollit, për shkak të terrenit shumë të vështirë malor, është dëmtuar fizikisht një punonjës i FNSH-së Tiranë, inspektor Y. S., 47 vjeç, i cili ka rënë nga një terren shkëmbor dhe ka pësuar dëmtme të shumta fizike. Punonjësi i Policisë është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar, gjatë kontrollit, 3 ambiente të hapuara, në zonë të pyllëzuar, në të cilat ishin kultivuar 180 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, shumica e të cilave u asgjësua me zjarr, ndërsa pjesa tjetër u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Kontrolli vijon.

Të fundit

4.4 mld euro jashtë bankave! Shoqata e Bankave: Duhet kufi për pagesat cash

Ajo që dikur nisi si ekonomi tregu dhe e lirë sot po sfidon sistemin financiar në vend dhe po...

Verratti: Te Parisi fitoret ishin bërë monotone, këtu festojmë edhe kur jemi në stol

“Pse Katari? Le të themi vetëm se kisha nevojë për një sfidë të re, motivim të ri.” Marco Verratti nuk fshihet pas vendimit të tij,...

Mijëra biznese shqiptare rrezikojnë gjobë!

Me mijëra biznese ende nuk kanë dorëzuar online në Qendrën kombëtare të Biznesit pasqyrat e tyre financiare për vitin 2024. QKB rikujton bizneset se bilanci...

“Moska po bën gati sulmin në vjeshtë”

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha pas mbledhjes së Këshillit Suprem të Sigurisë më 30 korrik se Rusia synon të “kontrollojë” Moldavinë duke ndërhyrë...

Nis gara për në universitet! Deri më 3 gusht maturantët kanë të drejtën e aplikimit

Faza e parë e aplikimit për në universitet ka nisur. Deri më 3 gusht 20 mijë maturantë kanë kohë të përzgjedhin 10 programet e...

Lajme të tjera

Web TV