‘Armëpushim’ mes Shakirës dhe Pique, pushime në Bahamas për hir të fëmijëve të tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shakira dhe Gerard Pique po përpiqen t’i japin fund gjithë trazirave të shkaktuara nga ndarja e tyre e fundit. Këngëtarja dhe futbollisti i dhanë fund lidhjes së tyre pas 12 vitesh dhe duket se kanë mbetur vetëm pak detaje për të zgjidhur të gjitha formalitetet.

Megjithatë, të dy janë ende të shqetësuar për mirëqenien e fëmijëve të tyre. Ata nuk duan që kjo situatë të ketë pasoja për ta dhe për këtë arsye kanë kërkuar të krijojnë një atmosferë të përzemërt.

Emisioni televiziv meksikan ‘Chisme No Like’ zbuloi se, më 4 gusht, Pique dhe Shakira do të takoheshin diku në Shtetet e Bashkuara, për të finalizuar detajet e fundit të kësaj situate. Por tani ata kanë më shumë informacion dhe tregojnë se familja, të katërt, mund të mblidheshin për të shijuar disa ditë. Tashmë e kanë quajtur një ‘festë e vogël’.

“Është çmenduri. Ata do të shkojnë me pushime në Bahamas. Ata do të luajnë një familje të lumtur dhe në kthimin e tyre në Spanjë do të nënshkruajnë ndarjen,”- pohon ‘Chisme No Like’.

Është një situatë e çuditshme që kërkon vetëm të mos ndryshojë atmosferën e tensionuar mes këngëtares së njohur dhe qendërmbrojtësit aktual të Barcelonës . Të dy tashmë e kanë kaluar problemin në duart e studiove prestigjioze ligjore. Qëllimi është të arrihet një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Të fundit

Lufta e nervave

“Është veshur elegant,” thotë Trump kur Zelensky del nga makina që ndalon përpara hyrjes në West Wing. Donald shtrëngon...

Primaret e PD në Korçë me problematika, anëtarit i heqin emrin nga lista: Nuk votova dot

Prej nisjes së procesit të primareve në Qarkun e Korçës, procesi ka pasur problematika. Sipas informacioneve për Report Tv, disa anëtarë te vjetër të partisë...

Vengu: Pajimet në situatën aktuale të kërcënimeve janë tërësisht të pamjaftueshme

Grup - Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë (GBKL) nisi sot stërvitjen dislokuese të koduar “Mburoja e Arbrit - 25”, e cila do të zhvillohet...

Rama: Demokratët kanë lindur me këmishë, na e shohin hajrin edhe kur s’na votojnë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me asambletë e PS, në njësitë 7 dhe 10, Kamëz. Ai ka theksuar se Kamza është një...

Debati në Shtëpinë e Bardhë: Trump po shqyrton ndalimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën

Donald Trump po shqyrton mundësinë e ndalimit të ndihmës së vazhdueshme ushtarake për Ukrainën pas shkëmbimit të tensionuar në Shtëpinë e Bardhë, raporton Washington...

Lajme të tjera

Web TV