Shakira në një lidhje dashurie me aktorin e njohur?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një dashuri e re?

Tani që Shakira është single, po fokusohet në muzikë! Mirëpo, disa ditë pasi publikoi videoklipin e saj “Puntería”, ku është protagonist Lucien Laviscount, të dy u panë së bashku për darkë së fundmi, duke nxitur thashethemet për lidhje. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk i ka konfirmuar spekulimet.

Të martën, më 26 mars, 47 vjeçarja dhe aktori i “Emily in Paris”, 31 vjeç, u fotografuan duke lënë restorantin e famshën Carbone në New York.

Dalja e tyre erdhi vetëm disa orë pasi ylli i popit befasoi 40,000 persona në Times Square me një performancë, duke kënduar këngë nga albumi i saj i fundit, “Las Mujeres Ya No Lloran”. Shakira dhe Lucien gjithashtu pozuan për një foto së bashku në prapaskenë të eventit.

Javën e kaluar, ajo publikoi “Puntería” së bashku me videon shoqëruese më 22 mars. Në video shfaqet aktori dhe këngëtarja në një lule të madhe zambak uji.

Pavarësisht takimit të tyre të fundit, Us Weekly raportoi se Shakira “nuk është gati për një lidhje”. Megjithatë, një burim i tha gazetës se ajo “është shumë e hapur për date”.

Albumi i Shakira-s thuhet se ka të bëjë me ndarjen e saj nga ish-Gerard Piqué. Ish-çifti kanë së bashku djemtë Milan dhe Sasha. Ajo ishte me futbollistin, 37 vjeç, për më shumë se një dekadë derisa ata u ndanë në vitin 2022. Menjëherë pas kësaj, ai bëri publike lidhjen me të dashurën e tij të re, Clara Chia Marti./E.Ç

Të fundit

Reforma e skemës së re të pensioneve – sfidat, perspektiva

Eriola Hoxha Qeveria shqiptare, së bashku me Bankën Botërore dhe grupe të interesit të ndryshëm, aktualisht janë të angazhuar në...

Kush filloi të fliste gjuhën e parë indo-evropiane?

Ishin fermerët që jetuan në Anadoll 8 mijë vjet më parë që filluan të flisnin gjuhën indo-evropiane, përpara barinjve nomadë të stepave euroaziatike. Gati gjysma...

Kështu foli Homo Erectus: kur filloi përdorimi i gjuhës?

Një hipotezë e re mbi gjuhën po shfaqet: ajo lindi 1.6 milionë vjet më parë në homininët e gjinisë Homo erectus, e bërë e...

‘Shumë burra me të vërtetë zhgënjehen kur shikojnë një grua të zemërohet’

Punkja feministe shpiku frazën "fuqia e vajzës" dhe ishte përgjegjëse për emrin e hitit më të madh të Nirvana. Ajo reflekton mbi aktivizmin, sëmundjen...

Opinioni publik izraelit po ndryshon për luftën në Gaza

Familjet e pengjeve kryesojnë thirrjet për armëpushim. Le të shpresojmë që zhurma e armëve në Rafah të mos përdoret për t'i mbytur ata Meron Rapoport Në...

Lajme të tjera

Web TV