Burri ndihmon këlyshin sloth të ribashkohet me nënën, reagimi i saj është domethënës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari i njohur italian Roberto Saviano ka publikuar një video të veçantë në rrjetin e tij social, Facebook.

Në këtë video shihet sesi një burrë ndihmon një këlysh të vogël sloth ose siç njihen ndryshe përtaci i pyllit, të bashkohet sërish me nënën e tij. Ai ra nga pema teksa po ngjiteshin së bashku dhe reagimi i nënës kur bashkohet sërish me të voglin e saj është shumë domethënës.

Këtë gjë e vlerëson shumë edhe Saviano, i cili e ka publikuar këtë video edhe për të nxjerrë mesazhin se njerëzit duhet t’i ndihmojnë sa më shumë kafshët, per t’ua bërë edhe atyre jetën e egër më të lehtë.

“I vogli i një përtaci bie nga supet e nënës ndërsa ajo po ngjitej në një trung. Përtacët janë kafshë të ngadalta, shumë të ngadalta dhe distanca e tyre do të donte shumë orë për t’u plotësuar. Por në vendin e duhur ishte një burrë dashamirës që ka ndihmuar kafshët në fjalë. Ai mori këlyshin, u kujdes për të, e me durim dhe butësi e solli përsëri në krahët e nënës së saj. Kur pashë shikimet mes të dyve, m’u duk se isha dëshmitar i diçkaje të madhe, sikur dikush që mendon se është i humbur përgjithmonë, e gjen veten papritur dhe e mban aq fort sa nuk rrezikon të humbasë më kurrë veten. Mbrojtja, e vërteta, e ndërtuar në ngadalësi… Ky është ritmi i besimit, i një vështrimi të mprehtë.”, shkruan Saviano.

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV