A është kërcënuar me jetë Spartak Ngjela? Avokati shkon në Prokurorinë e Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela ka shkuar mëngjesin e kësaj të hëne në Prokurorinë e Tiranës. Nuk ka një informacion zyrtar lidhur me arsyen pse avokati ndodhet në Prokurori.

Por, disa ditë më parë, në media ka qarkulluar një informacion se Ngjela i është drejtuar institucioneve pasi rrezikohet me jetë.

Për këtë, Ngjela bëri dhe një reagim në Facebook. Ai shkruan më 14 korrik se nuk ka forcë që ta kërcënojë me jetë Spartak Ngjelën.

Postimi i Spartak Ngjelës më 14 korrik:

Komedi… Ka disa portale që kanë shprehur si lajm që unë, Spartak Ngjela, i jam drejtuar shtetit për ndihmë se rrezikohem me jetë. Hahahahaha! Ta dinë mirë ata që e kanë shkruar këtë: Spartak Ngjelën nuk ka forcë ta kërcënojë dot me jetë, në këtë jetë. Askush. Po është mirë ta heqin këtë komedi portalet…

Duke u nisur nga këto zhvillime, hidhet dyshime se Ngjela mund të ketë shkuar në prokurori për të bërë ndonjë kallëzim.

Të fundit

Kur do të ketë zgjedhje për Bashkinë e Tiranës? Flet Ermal Hasimja

Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në paraburgim, ende nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë...

“Arrestimi i Metës nuk ishte dinjitoz”, zbulohet raporti i Avokatit të Popullit

Ilir Meta nuk u trajtua në mënyrë dinjitoze gjatë arrestimit në datë 21 tetor 2024, por ai nuk është rrëmbyer, sikurse pretendon ish-funksionari dhe...

Ministri Vengu: Presim 2 helikopterë të Emirateve Arabe e 1 Canadair nga Greqia

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka bërë të ditur se situata e zjarreve në vend vijon të jetë dinamike, ndërsa forcat e angazhuara në...

Flamingot në Nartë, Rama shpërndan videon me pamjet mahnitëse

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga laguna e Nartës. "Magjike"! Kështu shkruan Edi Rama në profilin e tij në Facebook. Për më tepër, shihni...

Të huajt nuk do mbahen në burgjet angleze, ç’do ndodhë me shqiptarët?

Shumica dërmuese e të huajve që kanë kryer krime dhe që shpallen fajtor nga sistemi i drejtësisë në Britani do të deportohen menjëherë në...

Lajme të tjera

Web TV