Vera si gjithmonë është e nxehtë për të, me merkaton në qendër të ditëve të drejtorit sportiv shqiptar. Mes goditjeve në ardhje dhe tepricave që duhet të shiten diku, Igli Tare po përpiqet të rregullojë skuadrën dhe t’i japë Sarrit disa alternativa të tjera në funksion të sezonit të ri.
Kujtojmë se Tare e mban rolin e drejtorit sportiv bardhekaltër që nga viti 2008. Kontrata i skadon në vitin 2023. Për tri vite, midis 2005 dhe 2008, shqiptari veshi fanellën bardhekaltër, duke i dhënë fund karrierës së tij në “Formello”.