“Nga kamioni në shtëpi bari,” arrestohen dy shqiptarët në Britaninë e Madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy shqiptarë janë vënë në pranga në Britaninë e Madhe pasi u kapën në një “fermë kanabisi” në Bradford. 31-vjeçari Aurel Hoxha dhe 22-vjeçari Kledvin Palushi u gjetën të dy në një laborator ku rriteshin bimët narkotike pasi policia u fut me dhunë në godinën pas marrjes së një denoncimi.

Në ambientet e përshtatura u gjetën 57 bimë kanabisi. Pas arrestimit, dy të rinjve policia u sekuestroi edhe celularët ku edhe gjetën një sërë kontaktesh dhe video në të cilat ishin filmuar bimë kanabisi.

Provat tregojnë se 31-vjeçari Hoxha ishte i përfshirë në operacione të ngjashme kanabisi në vendndodhje të tjera përgjatë veriut të Anglisë.

Pas marrjes në pyetje, autoritetet morën vesh po ashtu se Palushi është futur në Britaninë e Madhe ilegalisht me kamion. Më pas, për të paguar borxhin që kishte tek ata që e sollën në Angli, ai si shumë të tjerë nisi të punojë në shtëpi bari.

Sipas raportimeve, Hoxha u dënua me 22 muaj burg kurse Palushi me katër muaj.

Të fundit

Tri ditë vonesë, 90 kamionë me ndihma mbërrijnë në Gaza

Më shumë se 90 kamionë me ndihma humanitare nga Kombet e Bashkuara kanë mbërritur brenda Rripit të Gazës, tre...

A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare hera-herës deri të...

Qyteti i shkatërruar nga sëmundja e veçantë, të gjithë janë kushërinj

Në një nga zonat më të izoluara të Brazilit, në lokalitetin Serrinha dos Pintos, në veriperëndim të vendit, është zbuluar një përhapje shqetësuese e...

Portali i Berishës del blof, Rama nuk udhëtoi në Londër me ‘business class’

Portali i familjes Berisha ka publikuar një tjetër gënjeshtër të radhës, duke aluduar se kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij kanë udhëtuar drejt...

Gruaja ndërroi jetë pas ndërhyrjes për ngushtim të stomakut, reagon mjeku

Ka reaguar mjeku Ilir Shani, i cili ndodhet në qendër të akuzave për neglizhencë në trajtimin mjekësor, pas vdekjes së pacientes, e cila ndërroi...

Lajme të tjera

Web TV