U arrestua në mjetin luksoz, kush është ish-efektivi i RENEA-s që u kap me snajper

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës njoftoi mëngjesin e sotëm se gjatë mbrëmjes kishin vënë në pranga shtetasit Remal Rada dhe Elton Hithi, pasi në automjetin me të cilin udhëtonin u gjend një arsenal i vërtetë armësh.

Ajo që bie në sy në videon e shpërndarë nga policia është çanta e kuqe që gjendet në bagazhin e mjetit të zi me targa angleze, ku shihet një snajper. Mësohet se snajperi i përket Remal Radës, i cili është një ish-efektiv i forcave RENEA.

Rada ka shërbyer për një kohë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit dhe ishte larguar nga detyra rreth 3 muaj më parë.

 

 

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 1 dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Double strike”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 1 armë zjarri snajper, 1 armë zjarri pistoletë, një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete, një sasi municioni luftarak, dy palë dylbi nate terminale dhe një dokument policie.

Vihen në pranga 2 shtetasit që i mbanin armët dhe sendet e kundërligjshme, në automjetin me të cilin qarkullonin dhe në banesat e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të rrethrrotullimit të Sanatoriumit, me një automjet, po qarkullonin 2 shtetas të armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Double strike”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– R. R., 39 vjeç, banues në Tiranë;

– E. H., 28 vjeç, banues në Laknas, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Lexo edhe :  “Më keni vjedh votat! S’më rr*het për policinë”/ Plas sherri mes Dogjanit dhe Rusmalit

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin R. R. dhe pasagjer shtetasin E. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.

Në vijim të kontrollit, në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën një armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Të fundit

Goditi punonjësen e OSHEE-së, kapet pas dy muajsh 38-vjeçari

Policia e kryeqytetit ka ndaluar një 38-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi dy muaj më parë ka goditur me...

FIFA po shqyrton përjashtimin e Iranit nga Kupa e Botës në vitin 2026

Më 25 mars, Irani zyrtarisht u kualifikua për Kupën e Botës FIFA 2026, duke u bërë skuadra e gjashtë e kualifikuar për turneun që...

“Ke 12 orë për të shpëtuar veten ose do të të dërgoj në ferr!”

Më 13 qershor, ndërsa Izraeli filloi të bombardonte lokacionet bërthamore dhe të vriste udhëheqësit ushtarakë të Iranit, agjentët e Mossadit po kryenin një fushatë...

Sulmi i Trump ndaj Iranit ishte një gabim. Shpresoj që të ketë pasur sukses

Nga Antony J. Blinken* Sulmi i Shteteve të Bashkuara ndaj tre objekteve bërthamore të Iranit ishte i pamenduar dhe i panevojshëm. Por tani që është...

Çmimet e makinave klasike po bien ndjeshëm këtë verë, ja modelet më të prekura

Tregu i makinave klasike po përjeton një tronditje këtë verë, pasi disa nga modelet më të njohura të para viteve 1980 po humbin ndjeshëm...

Lajme të tjera

Web TV